MENU
klinika

Video

Restaurimi i pllakës së kangjellës, pjesë e fondit të Muzeut Historik

18.09.2018 - 17:36

Muzeu Historik Kombëtar zotëron në fondet e veta një pllakë kangjelle, të datuar në shek.VI pas Krishtit, pjesë e instalimeve liturgjike të bazilikës B në qyteti antik të Bylisit.

Pllaka e kangjellës u mendua të ekspozohej në Pavijonin e Lashtësisë, në seksionin dedikuar periudhës së Antikitetit të Vonë.

Ajo paraqitej e dëmtuar dhe e fragmentuar në 5 pjesë të ndryshme, ndërsa në sipërfaqe shfaqte likene të shumta të kalcifikuara, të cilët bënin të nevojshme ndërhyrjet restauruese për pastrimin dhe bashkimin e pjesëve të saj.

Në këto kushte, duke qenë se Muzeu Historik Kombëtar nuk zotëronte infrastrukturën e nevojshme materiale dhe njerëzore për restaurimin e saj, u kërkua bashkëpunimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili angazhoi një grup pune për realizimin e këtij procesi.

Grupi i punës i përbërë nga specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe të Muzeut Historik Kombëtar, u angazhuan për kryerjen e procesit të plotë të restaurimit.

Procesi konsistoi në pastrimin e sipërfaqes së plotë të objektit me anë të ndërhyrjes mekanike e kimike (amoniak), si dhe bashkimin e tyre në një të vetme me anë të shufrave metalike të vendosura në trupin e saj.

Pas ndërhyrjeve konservuese, objekti u ekspozua në Pavijonin e Lashtësisë, në këndin dedikuar periudhës Antike të Vonë.

Në pllakat e kangjellës me prejardhje nga Bylisi, ndeshen disa nga motivet më të përdorura, të cilat gjenden shpesh në repertorin e shek. V – VI m. Kr. të skulpturës kostandinopolitane. Kangjella e zbuluar në bazilikën B, ka në qendër simbolin e krizmës, të integruar brenda një rrethi, të shoqëruar nga palmeta të vogla.

Këta shembuj dekorativë përbëjnë riprodhime të punishteve lokale, të cilat riprodhojnë dhe punojnë modele dekorative të njohura në gur gëlqeror vendas, në teknikën e relievit të ulët.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit