MENU
klinika

E zbulon këngëtarja

Rita në lidhje me Chris Brown? Jo, është një tjetër

28.09.2018 - 10:39

Rita Ora ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e pak ditëve më parë se ajo sapo kishte nisur një lidhje me ish-të dashurin e Rihannas, Chris Brown.

Dyshja u panë të dilnin nga i njëjti hotel në Milano dhe kjo mjaftoi për të konfirmuar lajmet që kanë qarkulluar që prej bashkëpunimit të tyre në këngën “Body on me”.

Por duket se asgjë nuk ka qenë e vërtetë dhe Rita vazhdon e lumtur lidhjen e saj me të dashurin Andrew Watt. Për të hedhur poshtë të gjitha fjalët këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku ka etiketuar të dashurin e saj.

Rita dhe Andrew janë në një lidhje prej disa muajsh dhe dyshja shihen shpesh në prani të njëri-tjetrit.