MENU
klinika

Legjenda e Moto GP

Rossi dorëzohet për titullin, tregon arsyen

14.09.2018 - 15:20

Të gjithë tifozët e Valentino Rossit pyesin: Kur do ta fitojë titullin e 10-të legjenda e motoçiklizmit? Por “piloti” italian duket se ka ulur përfundimisht “armët”, duke u dorëzuar nga beteja për titullin kampion këtë sezon në Moto GP.

Ikona e garave të motoçiklizmit është në formë, edhe pse 39 vjeç, por ai që e pengon të duelojë për titull është motori Yamaha, që nuk është në gjendje të rivalizojë me Honda e Ducati.

Nëse duhet të fitosh titullin kampion duhet të fitosh garat, ose të paktën të duelosh për t’i fituar ato. Por kjo gjë nuk po ndodh prej muajsh me motorin Yamaha dhe kjo është dëshpëruese. Unë nuk mund të bëj asgjë i vetëm”, – tha Rossi.

valenti rossi e Marc Marquez
valenti rossi e Marc Marquez

 

Italiani zhënjeu edhe në garën e shtëpisë, një javë më parë, duke u renditur i shtati para fansave të shumtë që kishin pushtuar pistën e Misano.

Nuk ndihem i motivuar sa duhet për të dueluar për titull edhe pse fansat e shumtë që më ndjekin kudo në botë, në çdo garë janë një shtysë. Por nuk dua t’i zhgënjej sërish ata. Dua të dueloj për fitore dhe kjo më motivon, gjë që për momentin më mungon”, – tha Valentino Rossi.

Italiania nuk fiton prej 22 garash. Valentino Rossi ndodhet në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të Moto GP, me 151 pikë, 70 pikë pas Marquez. Siç shihet, shanset për ta fituar titullin janë tejet të vogla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN