MENU
klinika

Detajet

Rruga drejt BE, Shqipëria diskuton sot kapitullin 23

27.09.2018 - 12:45

Shqipëria dhe Maqedonia nisën sot në Bruksel takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore.

Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit.

Takimi i 27-28 shtatorit shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, nëpërmjet së cilës Shqipëria fiton kohë në procesin e mirëfilltë të negociatave.

Gjatë takimit, delegacioni shqiptar do të njihet me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian që synojnë ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efiçent.

Në takim gjithashtu trajtohen lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të njeriut e të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, sikurse garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu mbrojtjen e të dhënave personale, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e minoriteteve, përfshirjen e Romëve dhe çështje të tjera.

Delegacioni shqiptar në këtë takim kryesohet nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, si dhe ka në përbërje përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës