MENU
klinika

Barazia Gjinore

Sean Penn: Lëvizja #MeToo do t’i ndajë më shumë burrat dhe gratë

24.09.2018 - 13:55

Sipas Sean Penn, lëvizja #MeToo është e frymëzuar nga “ngarje të paqarta”. Në një intervistë në emisionin “Today”, bashkë me Natascha McElhone, dy herë fituesi i çmimit “Oscar”, diskutoi mbi sakrificat, pushtetin dhe se si mund të jetë e ardhmja e Amerikës nqs do të ketë në krye një presidente.

Kur Natalie Morales e pyeti nëse seriali “The First” ishte frymëzuar nga lëvizja #MeToo, Penn nuk ra dakord. “Do të doja të thoja se asgjë që përfshihet në serialin “The First” nuk u frymëzua nga lëvizja #MeToo,” tha Penn. “Unë mendoj se seriali është frymëzuar nga aktet që po ndërmerren në drejtim të fuqizimit të rolit të grave në shoqëri, të cilat respektojnë dhe pranojnë njëra-tjetrën dhe u imponojnë të njëjtin respekt burrave . Kjo është një lëvizje që në thelb është e ndikuar nga një seksizëm i skajshëm.”

Morales e pyeti aktorin se çfarë nënkuptonte me “ngjarje të paqarta”. “E pra, ne nuk i dimë të gjitha faktet në shumë raste të cilat trajtohen nga lëvizja #MeToo. Këto raste pastaj furnizojnë lëvizjen #MeToo duke publikuar dëshmi personash të ndryshëm, disa prej të cilave janë të pabazuara, “tha Penn. “Në tërësi fryma e përgjithme në lëvizjen #MeToo ka qëllim të ndajë burrat dhe gratë. Për më tepër, shumica e grave nuk ndihen të përfaqësuara nga lëvizja #MeToo. Kjo nuk është diçka që e them unë, por e thonë shumë gra të cilat unë i takoj në jetën e përditshme dhe jo para kamerave”.

Penn ka qenë një zë kritik i lëvizjes #MeToo, qysh herët dhe këtë e dëshmoi dhe në novelën e tij të fundit duke mbrojtur Charlie Rose i cili u pushua nga puna për ngacmim seksual. “Është një lëvizje e cila nuk është intelektualisht e ndershme. Nuk mund të jenë aq agresivë, për aq kohë sa kërkojnë barazi. Kjo ëhtë thjesht mani për të marrë vëmendje dhe kur vjen në këtë formë, thjesht thellon ndasitë”, u shpreh Sean Penn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit