Ajo ka pak që është bërë nënë, shkoi deri në finale të US Open, por sot, e zhveshur, me duart në gjoks dhe me një zë fantastik, që nuk e pret të dalë nga goja e një sportisteje, tenistja amerikane Serena Williams ka befasuar të gjithë në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Ish-numri 1 në botë i tenisit për femra ka vendosur të jetë protagoniste në videon që përcjell një mesazh të qartë në luftën ndaj kancerit të gjirit. Serena Williams interpreton këngën “I Touch Myself” të grupit australian The Divinyls, me një zë fantastic.
Mbi të gjitha tregon se nuk është kampione vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, me mesazhin që përcjell në këtë fushatë publicitare. Videoja e saj është bërë menjëherë virale dhe ka marrë përgëzime nga miliona njerëz në botë.