MENU
klinika

Fundjava në Korçë

Sezoni artistik troket me klasikët botërorë

15.09.2018 - 16:08

Fundjava në qytetin e Korçës ka trokitur me nota klasike. Orkestra Simfonike e RTSH ka performuar përpara publikut në teatrin “Andon Z. Çajupi” nën drejtimin e dirigjentit italia Claudio Morbo. Veprat më të mira të reportorit botëror janë duatrokitur me entuziasëm nga artdashësit e “Parisit të vogël”. Koncerti solli në Korçë edhe dy solistet e mirënjohura të muzikës operistike, soprano Eva Golemin dhe flautisten, Jonela Golemi.

Koncerti me repertorin e muzikës klasike shënoi edhe çeljen e siparit të stinës koncertore për sezonin 2018-2019. Nga ariet, tek uverturat e “Fledermaus”, “Traviatas”, “Zingaresca” për flaut, “Candide” e shumë pjesë të tjera të shkëputur nga kryeveprat botërore të repertorit klasik rikthyen në Korçë për 90 minuta atmosferë e dikurshme të viteve ’20-’30, atëherë kur dhe Korça, një qytet I kombi të vogël që kishte disa vite që kishte shpallur pavarësinë, mori pseudonimin e “Parisit të vogël”

Kreu i Bashkisë Korçë rikthimi në pjesët më të mira të muzikës klasike është vlerë e shtuar për qytetin.

“Ky kocert me pjesë klasike nga Strauss, Puçini etj përçolli emocion te publiku korçar. Është koncerti që do të hapë edhe sezonin e stinës koncertore. Pritet që pas tij të interpretojnë trupa korçare dhe të huaja në një periudhe gati një mujore. Rikthimi në traditën e vjetër të një muzike që transmeton vlera është kurdoherë një realizimim madhor për qytetin tonë “ u shpreh ai.

Kjo stinë koncertore pritet të bëjë bashkë emrat më të spikatur të muzikës që do të interpretojnë pjesë të zgjedhura për publikun korçar.

Përgatiti: L.S.