MENU
klinika

Nga New York Times

Sfidat që ndoshta po sjellin “fundin” e Merkelit

12.09.2018 - 11:25

Nëse Angela Merkel do të pyetej për “trashëgimtarin” e saj politik , me siguri do të thoshte se ka aq shumë punë për të bërë dhe nuk mund të rrijë të shqetësohet për këtë.

“Unë jam tërësisht e zënë”, tha Merkel në televizionin RTL kur u pyet për jetën pas politikës, në një intervistë të transmetuar të enjten. “Nuk kam menduar për këtë pyetje.”

Pas afro 13 vjetësh në detyrë, kancelarja gjermane mund të jetë nën presion nisur nga të gjitha çështjet me të cilat duhet të merret.

Vetëm mendoni: Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan: 18 muaj më parë, e konsideroi atë si një mbështetëse të terrorizmit e tani ai është i vendosur të vizitojë Berlinin, sepse po kërkon aleatë për mosmarrëveshjen me Shtetet e Bashkuara që ndikuan në rënien e ekonomisë turke.

Presidenti rus Vladimir Putin pranoi ftesën për të vizituar Merkelin muajin e kaluar për takimin e parë bilateral në Gjermani që nga viti 2013.

Edhe sjelljet e Donald Trump janë një tregues i ndikimit të saj të vazhdueshëm global.

Një vit pas një fitoreje të dëshpëruar zgjedhore që shënonte fillimin e afatit të saj të katërt dhe me sa duket përfundimtar, shumica e publikut thotë se nuk janë të kënaqur me qeverinë e Merkelit.

Megjithatë erërat politike që ndryshojnë kaq shpesh e bëjnë udhëheqësen ndërkombëtare, figurën më të rëndësishme, sepse ajo kërkon tregti të lirë.

Edhe Presidenti francez Emmanuel Makron është duke përjetuar vështirësitë e tij të brendshme.

Kancelarja 64-vjeçare mund të përballet shpejt me krizën e ardhshme, pasi qeveria populiste e Italisë po përplaset me Bashkimin Evropian, dhe kryesisht me Berlinin.

Kërcënimi më i fundit është Suedia, ku një parti nacionaliste mori të dielën pothuajse një të pestën e votave në zgjedhjet kombëtare.

Në krye të agjendës ndërkombëtare të Merkelit mbetet Trump, sulmet personale të të cilit nuk duken se do të pakësohen.

Armiqësia e tillë duket se po e shqetëson Merkelin. Ajo dhe Macron diskutuan për të forcuar rolin e Evropës në botë në një takim në Marsejë.

Prej saj udhëtoi në Shkup, kryeqyteti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë që konkurron për të zgjidhur një mosmarrëveshje me Greqinë mbi emrin e vendit.

Ndërkohë po merret edhe me Putinin e Erdoganin. Ajo ka patur komunikim me dy krerët edhe kur marrëdhëniet u përkeqësuan.

Si ai dhe Putini janë vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe për të shmangur një krizë tjetër të refugjatëve në Evropë.

“Asgjë nuk ndodh në BE pa Gjermaninë” tha Erik Nielsen, ekonomisti kryesor në Unicredit Bank. “Angela Merkel mbetet figura më e rëndësishme.”

Megjithatë, sfidat që lidhen me migrimin është çështja që e prek më shumë Merkelin. Vendimi i saj në vitin 2015 për të lënë kufijtë e Gjermanisë të hapur për refugjatët, përfshirë qindra mijëra nga Siria, tani është diçka për të cilën ajo është penduar.

Ditët e trazirave të ekstremit të djathtë në qytetin lindor gjerman para dhe pas udhëtimit të saj ndoshta nxitën mbështetjen për alternativën anti-imigracion për Gjermaninë.

E gjitha kjo sinjalizon revoltimin nacionalist kundër Merkelit. Madje shpesh është etiketuar si “tradhtare” duke argumentuar se ajo është duke e dobësuar Gjermaninë.

Në të vërtetë, ajo po kërkon të marrë më shumë përgjegjësi në rendin global, në një kohë kur Trump ka shfaqur armiqësi ndaj BE dhe aleancës ushtarake të NATO-s.

Fuqia gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore ka qenë gjithmonë më tepër ekonomike sesa ajo diplomatike, por Merkel është përpjekur t’a ndryshojë këtë.

Ndoshta këto janë sfidat me të cilat përballet Merkel, e duket se ndikimi i saj po pakësohet. Megjithatë të gjitha këto mund të ndryshojnë nëse synimet për presidencën e Komisiomit Europian arrihen…