MENU
klinika

Çmim për arkitekturën

SHASH planifikon konkurs arkitekture

19.09.2018 - 12:02

Në një postim në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, arkitekti i njohur Artan Shkreli ka lajmëruar se Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë (SHASH) është duke organizuar një konkurs arkitekture ku do të ndahen çmime për arkitektët me projektet më të mira.

I kontaktuar nga Konica.al, Kryetari i SHASH, Armand Vokshi, tha se është ende herët për të folur për konkursin dhe nuk dha detaje për zhvillimin e tij. Vokshi nuk e mohoi se konkursi do të zhvillohet, por është ende në fazat e konceptimit dhe detaje të reja do të dalin në një moment të dytë.

Në pikëpyetje mbetet koncepti i konkursit dhe mënyra e zhvillimit, sepse është e vështirë të kuptohet që të ketë konkurs arkitekture në një vend i cili nuk ka karakteristika arkitekturore unike.

Shqipëria vjen nga një periudhë 50 vjeçare nën regjimin e diktatorit Hoxha, kur ndërtimet bëheshin uniformë, pa ndonjë shije të spikatur, por thjesht banesa të zakonshme të stilit rus ku njerëzit fusnin kokën. Në periudhën post-komuniste asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi, u bë më keq. Zhvillimi i qyteteve eci me ritme të shpejta, me ndërtime pa kriter dhe investime që u bënë pa plan urbanistik të mirëfilltë.

E vetmja krenari, që për fat jeton edhe sot ku pjesë të caktuara do të prishet (sjellim në kujtesë godinën e Teatrit Kombëtar), janë ndërtimet e stilit fashist në qendër të Tiranës.

Gjithashtu, shpresojmë që konkursi të zhvillohet i drejtë dhe brenda kritereve profesionalë e ku fituesi të zgjidhet në bazë të meritës. Ashtu si Shkreli mbyll postimin e tij: “Shpresoj shume ne nje pergjegjesi te thelle te jurise, ku nje nder kriteret, vec talentit e kontributit, do duhet te jete edhe etika profesionale.”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit