Më 1 shtator, disa ditë para se sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo gjenerali Joseph Dunford, do të mbërrinin në Islamabad, një zëdhënës i Pentagonit njoftoi se departamenti i mbrojtjes kishte për qëllim të mos jepte 300 milionë dollarë fondet për të mbështetur Pakistanin për luftën në Afganistan.
Pra, do të thotë kjo se Amerika dhe Pakistani më në fund po ndahen? Përgjigja e shkurtër është jo.
Sa më shumë që të dy shtetet janë të ngopur me njëri-tjetrin, ato mbeten të varura dhe nuk i leverdis të largohen.
Ajo që po shohim në vend të kësaj, është një rinegociim i vështirë dhe i zgjatur lidhur me kushtet e marrëdhënies.
Çështja e rolit të Pakistanit në Afganistan nuk është domosdoshmërisht çështja më e vështirë.
Pyetja më e madhe që është se çfarë roli do të kenë India dhe Pakistani në luftën e ftohtë që po lind mes SHBA dhe Kinës.
Pavarësisht shpresave pakistaneze, Kina nuk është ende e gatshme apo e aftë të shpenzojë aq shumë sa duhet për ta zëvendësuar plotësisht Amerikën si partnerin kryesor strategjik të Pakistanit.
Qeveria e SHBA filloi të paguajë Pakistanin me atë që u quajt “Fondet e Mbështetjes së Koalicionit” (CSF) në vitin 2002, pak pasi filloi operacionet ushtarake kundër talebanëve.
Në teori, CSF kompenson Pakistanin për shpenzimet specifike për vendosjen e dhjetëra mijëra trupave shtesë në kufirin afgan dhe për përdorimin e aeroporteve, porteve dhe rrugëve pakistaneze për të furnizuar forcat amerikane në Afganistan.
Qeveria e Pakistanit u bë shumë e varur nga këto fonde, madje një raport i vitit 2015 vlerësoi se 13 miliardë dollarë nga fondet kishin paguar vetëm 20% të shpenzimeve ushtarake të Pakistanit.
Amerikanët ishin të gatshëm të shpërfillnin atë që ata dyshonin se ishte kontabilizimi krijues i faturave përderisa Pakistani dha rezultate. Forcave amerikane në Afganistan u tërhoqën në vitin 2014, gjë që çoi në përplasje përgjakshme të talebanëve dhe të ofensivave të Haqqanit.
Në korrik 2017, nën Trump, pagesat ishin ngrirë.
Ndodhur në mes të konvergjencës së interesit të SHBA dhe Kinës, ushtria pakistaneze duket të jetë më e hapur ndaj një zgjidhjeje me të cilën Uashingtoni DC mund të jetojë. Për këtë çështje, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të negociojnë në heshtje me talebanët.
Nuk ka dyshim se shumë në New Delhi janë të shqetësuar se rezultati mund t’i lejojw talebanët të mbajnë armë dhe të fitojnë një pjesë të qeverisë kombëtare. Kjo tregon se marrëdhëniet SHBA-Pakistan janë më të pandashme nga marrëdhëniet SHBA-Kinë se kurrë më parë.
Duke pasur parasysh vendosmërinë e administratës Trump për të përdorur të gjitha mjetet e mundshme të bindjes, është veçanërisht e rëndësishme që SHBA nuk e ka lidhur shpëtimin e vendit me çështjet e Afganistanit apo terrorizmit, por me rolin e Kinës në Pakistan.
Një rezultat ka qenë lufta shumëmiliardë e tregtisë që mund të dëmtojë të dy vendet, Organizaten Botërore te Tregtisë dhe ekonomine globale.
Ky është një moment i rëndësishëm për lidershipin kinez, pasi vendos se cilat janë planet e saj të BRI dhe a do t’ia vlejë e gjitha kjo, nëse zgjdedh të ndihmojë Pakistanin.
Ndihma e Kinës do të zvogëlonte ndikimin amerikan në shumë çështje. Status-quo do të zbehej, dhe ndikimi kinez në Pakistan do të ishte shumë më i madh.
Ndërsa beteja e Uashingtonit dhe Pekinit vazhdon, dhe të gjithë pyesin se kush do të fitojë, roli historik i Pakistanit duket se do të vazhdojë të jetë njësoj.