14.09.2018 - 09:51
22 persona janë arrestuar në Milano me akuzën ‘Shfrytëzimi i rëndë i prostitucionit’.
Sipas mediave italiane në aksionin e finalizuar këtë mëngjes, janë vënë në pranga 22 persona, të gjithë shqiptarë, përveç një gruaje rumune.
Policia bën me dije se ata e kishin të mireorganizuar aktivitetin kriminal.
Ata shfrytëzonin vajzat në zonat Brianza dhe Como.
Aksioni për kapjen e tyre u krye në gjithë Lombardinë.