MENU
klinika

Punimet mbarojnë në fundvit

Shkodër/ Qendra Multifunksionale në rikonstruksion

22.09.2018 - 13:12

Qendra Multifunksionale në fshatin Shtoj të Njësisë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës, është në fazën e saj të rikonstruksionit të plotë, ashtu siç u ishte premtuar banorëve nga kryebashkiakja Voltana Ademi në degjesën e organizuar me 6 maj 2018.

Rehabilitimi i ndërtesës së vjetër të shkollës në fshatin Shtoj i Vjetër, është mundësuar falë bashkëpunimit të Bashkisë së Shkodrës me World Vision, me një vlerë totale 5.5 milion lekë.

Përveç mjediseve në dispozicion të shërbimeve të Bashkia ofron për komunitetin në qendrat multifunksionale, është parashikuar edhe vendosja e Qendrës Shendetësore si pjesë integrale e ndërtesës.

Punimet parashikohen të përfundojnë në fund të këtij viti dhe më pas, do të nisë ofrimin e shërbimeve për të gjithë banorët.