MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e tretë

Shoqëria e prodhimit, sfidat

24.09.2018 - 15:19

Pra ashtu si në Shqipërinë e pas viteve 1990 shenjat tregojnë se ka një zhdrejtësim apo përqëndrim të kapitalit(duopole, monopole, oligopole), ulje të lindshmërisë e rritje të vdekshmërisë, gjë që ka filluar dhe në Shqipëri, plakja e popullsisë si dhe pasiguria në punë ashtu si edhe në Shqipërinë e sotme. Politikat e theksuara të avantazhimit të bisnesit të madh. Abuzimi financiar me nivelin e bankave dhe sigurisë monetare, e njëjta gjë ka ndodhur në Holandë, Shqipëri, Greqi me bonot apo lekët e piramidave etj. Plus kësaj Shqipëria ka ca faktorë plus që e përshpejton dhe e përqëndron krizën, pavarësisht se ajo nuk kuptohet. Ligji i falimentit nuk funksionon.

Një shoqëri ekonomike mund të falimentojë në kushtet e konkurrencës dhe mbahet gjallë, inflacioni që mund të jetë nga krimtari të paligjshme si droga dhe që influencon shumë në ekonomi të zhdrejtësuar, inflacion. Kushtet e stabilitetit juridik dhe ekonomik nuk japin premisa për investime të huaja. Nuk ka trasparencë dhe formalizimi i bisneseve është në shkallën e 50%. Shumë bisnese punojnë në kushte informale, kjo fsheh bukur dhe krizën.

Nga ana tjetër shoqëria në masën më të gjerë nuk investon me aksione, ajo ka qenë e përjashtuar që në fillim. Ligji i pronave ka sjellë një amulli në gjithë vendin, dhe akoma nuk është zgjidhur, por prona është fillimi i kapitalit, është aset financiar që shitet e blihet. Shoqëria është e ndarë nga ekonomia, nga ajo lloj ekonomie që është përqëndruar disa duar e se lënë. Pikërisht me këto duar punon çdo qeveri pasardhëse. Fshati është shkretuar shpejt dhe shumë, por si specifikë e veçantë është se kemi shkretuar çdo uzinë, fabrikë, toka, teknikë të viteve para 1990 dhe kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend të Ballkanit. Kjo bën që ekonomia e lirë e tregut mos të funksionojë.

Të gjitha premisat e rregullimit varen nga shoqëria e prodhimit, por më shumë shoqëritë moderne kanë arritur te përpunimi, teknicizmi, rendimenti më i lartë nga teknologjia. Këto duhet të shkojnë paralele, si prodhimi dhe teknika. Pra kanë lindur nga prodhimi që lindi tregun në mesjetë për ta shkëmbyer me qytetin. Duhet të rikthehemi përsëri aty.

Si hap i parë për zgjidhjen e situatës duhet zhvillimi i fshatit që po shkon drejt rrënimit. Me zhvillimin e bujqësisë dhe blektorisë me shtysë teknikën do ngrihet industria e përpunimit dhe do t’i japë shtysë shumë të madhe turizmit që kërkon resurse fshati. Kjo do të rigjenerojë të gjitha degët e ekonomisë në vend. Po sa rrugë fshati kemi bërë? Jemi akoma në hibridizim të marrëdhënieve fshat-qytet. Modeli i qendërsimit të qyteteve të mëdha ku jepen më shumë premise zhvillimi dhe kulturimi duhet të copëzohet në qendra të vogla kulturore në periferi, pra qendra periferie moderne. Bashkë me këtë duhen një sërë politikash të vlerësimit dhe gjendjes së punëve në periferi. Periferia po zhduket nga papunësia dhe nga dramat sociale postkomuniste.

Shfaqjet e kushteve të gjendjes anormale psikologjike të popullsisë kanë një predispozitë ekonomike, por ne si shoqëri jemi në stade shumë të ulta të kulturimit demokratik, atë të opinionit, jo të veprimit, jemi në sofizmin që vdiq Sokratin. Nuk po e kuptojmë akoma pragmatizmin e kapitalizmit. Kjo do një riorganizim të individëve, grupeve, komuniteteve. Shoqëria perëndimore e theu ekzistencializmin me pragmatizmin. Ajo i dha kushtet individit që me punën të jetonte dhe t’i ngelte një pakicë, tepricë. Pa këtë ideologji ne kemi për të ngel në kushtet e mizerjes ku prodhimi do shkojë gjithmonë dëm siç po shkon tani.

Industria e përpunimit është nga më të rëndësismet që mban një Shqipëri të tërë me punë, por dhe me ridimesionimin e kapitalit. Duhet shpërndarja e resurseve ekonomike, dhe zhvillimi i tregjeve. Koncepti i shembjes së bisnesit të vogël që vdes klasën e ulët dhe të mesme është model egocentrizmi dhe qendërsimi pushteti, duhet krahëmarrje. Pa shoqërinë e prodhimit të përpjestuar në zëra të veçantë që të prodhojë në grupe teknika të veçanta dhe të riaktivizojë burimet e tij ekonomike dhe njerëzore, natyrore Shqipëria do ngelet në kohën e kolerës dhe të murtajës. Është koha t’i rikthehemi periferisë.

Boll me qendrën, duhet amerikanizuar periferia!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN