MENU
klinika

Nis rehabilimi brenda 2 javësh

Shpëtohet nga shembja Ura e Golikut

13.09.2018 - 15:03

Këmbana e alarmit për shembjen e urës së Golikut, në Pogradec, pjesë e rrugës së vjetër “Egnatia” , ka rënë prej kohësh por më në fund autoritetet kanë vendosur të reagojnë për të frenuar degradimin që ka pësuar kjo vepër infrastrukturore, e cila edhe pse është monument kulture i kategorisë së parë ruan funksionin e urës për banorët e zonës.

Drejtoria Rajonale e Kulturës në Korçë ka hartuar një projekt të përbërë nga disa faza, i cili ka nisur të zbatohet nga një kompani vendase e cila do të jetë përgjegjëse për restaurimit të plotë të urës. Sipas drejtorit Gjergji Koki, kostoja e restaurimit të urës nuk mund të përballohej Nga Ministria e Kulturës prandaj punimet në këtë fazë i janë besuar nje kompanie private.

“Ndërhyrja do të fillojë brenda dy javësh .Gjatë kësaj faze do të mundësohet largimi i ujërave nga këmbët e urës, parashikohet vendosja e gabionave në një linearitet prej gati gati 50 metrash si dhe vendosja e elementëve të tjerë përforcues në pjësën e sipërme të saj, si dhe do të kryhet largimi i bimësisë sponante”

Ura e Golikut, monument kulture i kategorisë së pare, e ndërtuar rreth 400 vite më parë përbën një element mjaft të rëndësishëm në kolekionin e trashëgimisë pogradecare. Megjithatë ndërhyrjet për restaurimin e saj kanë qenë minimale duke mos ia dalë të frenojë amortizimin e shkaktuar nga faktorët natyrorë.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Monument i kategorisë së parë

Ura e Golikut në pritje të restaurimit