MENU
klinika

Dialogu Prishtinë-Beograd

‘Shqipëria të marrë pjesë në bisedimet Kosovë-Serbi’

14.09.2018 - 11:54

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua sot në Prishtinë me homologun e tij, Ditmir Bushatin. Në takimin e bërë, u diskutua për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. 

Kam kërkuar që Shqipëria të mos jetë duarkryq në këtë proces por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë. Synimi ynë është dialogu me Serbinë. Shqipëria të jetë aty. Nëse mundet BE të jenë prezent dhe SHBA pse jo Shqipëria?!”, tha Pacolli.

Kreu i diplomacisë shqiptare, në vazhdën e takimeve me krerët e e politikës kosovare, gjithashtu ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn ku edhe kanë folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë në proceset e rëndësishmme dhe shtetformuese të Kosovës, si dhe kërkoi mbështetjen e diplomacisë shqiptare për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe në organizatat e tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për marrëveshjet e bëra nga të dyja vendet dhe për zbatueshmërinë e tyre në terren, si dhe për mbledhjen e ardhshme të përbashkët të qeverive, që do të mbahet në Pejë në nëntor.

Ministri Bushati përgëzoi kryeministrin Haradinaj për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian si dhe shprehu gatishmërinë e shtetit shqiptar për të mbështetur Kosovën në proceset e saj integruese euroatlantike në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën