MENU
klinika

Si “Spiderman”-i nga Mali

Shqiptari, hero në Francë, merr leje qëndrimi

12.09.2018 - 10:18

Më 9 qershor të këtij viti, shqiptari Florim Shehu u kthye në hero në Francë kur me kurajo, duke rrezikuar edhe jetën e tij, arriti të shpëtonte 6 persona, pjesëtarë të dy familjeve, nga mbytja në komunën e vogël të Change.

Tani, kur kanë kaluar 3 muaj nga ajo ngjarje, Florimi ka marrë “shpërblimin”, një leje qëndrimi një vjeçare në Francë.

Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ai ndodhej në Francë që prej shtatorit të vitit 2017. Ndërkohë tashmë i mbërriti një zarf në shtëpi nga prefektuara, ku brenda të cilit ndodhej leja e qëndrimit.

Por nuk u mbyll këtu, me këtë rast, qyteti i Change kishte organizuar edhe një festë në nder të shqiptarit. “Tani mua dhe familjes time i janë hapur shumë rrugë“, u shpreh ndër të tjera shqiptari në fjalën e tij.

Por Florimi nuk është rasti i parë që kthehet në hero në Francë pas një veprimi të guximshëm. Në muajin maj, ishte emigranti nga Mali Mamoudou Gassama, i cili pushtoi mediat botërore teksa u ngjit deri në katin e katërt, pa asnjë element sigurie, duke arritur të shpëtonte jetën e një fëmije.

Presidenti Macron e priti 22-vjeçarin në Pallatin “Elize”, ku e falënderoi personalisht. Prej gjestit të tij spontan, emigranti mori nënshtetësinë franceze, ndërsa siguroi edhe një punë në repartin e zjarrfikësve.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain