MENU
klinika

Vendet ku mund të shkoni

Shtatori, muaji perfekt për të udhëtuar

01.09.2018 - 17:48

Stambolli- Për kulturën

Stambolli mund të vizitohet në çdo periudhë të vitit por në shtator ka diçka të veçantë. Duke qenë se aty ka dy dete që kryqëzohen mes Europës dhe Azisë mund të shihni qindra zogj shtegëtarë që shkojnë drejt afrikës për të kaluar dimrin. Në këtë periudhë në Stamboll mund të shihni një spektakël të vërtetë me zogj.

Skocia- Për dyert e hapura

Gjatë kësaj periudhe. që zgjat për çdo fundjavë të shtatorit, vizitorët mund të hyjnë në vendet historike si kështjella dhe shtëpi të vjetra, e bukura e kësaj është që normalisht këto vende nuk janë të hapura për publikun, kështu që mund ta shfrytëzoni rastin. Meqë ra fjala, kështjella e Edinburgh-ut hapet fundjavën e fundit të shtatorit.

Ishujt grekë- për një arratisje

Shtatori mund të jetë i zhurmshëm në vendet që konsiderohen si atraksione turistike, por në Greqi, ju mund të arratiseni gjithnjë dhe të mendoni se jeni në cep të botës. Ju rekomandojmë Skyros, Sporades, Folegandros alternativa më të qeta se Santorini dhe Kastellorizo.

Barcelona- për një festë

Barcelona është qyteti i festave, por nga 21 shtatori në 24 shtator festa do të ketë një theks të veçantë. Në këto ditë në Barcelonë festohet për mbrojtësin shpirtëror të qytetit:La Mercè. Festa përfshin akrobatë, xhonglierë, muzikë live, ballerina, fishekzjarrë etj.