MENU
klinika

Dossier/Pjesa e tretë

Shteti anemik me mekanizmat e tij

11.09.2018 - 16:05

Pak më sipër thamë se Shqipëria ka qenë vend i pasur ekonomik ku dallohesh fare mirë përkrah vendeve ballkanike qoftë dhe me Zvicrën. Por në të kundërt Zvicra u zhvillua shumëfish dhe Shqipëria me të njëjtën forcë që prodhon retorike planifikimesh dhe strategjish kthehet mbrapa në humnerë. Ajo tashmë nuk prodhon as lopata për fshatarët, atë ia sjell Kina dhe Turqia.

Zvicra është kampion e zhvillimit të teknikës bashkëkohore që e vë në shërbim të bujqësisë dhe blektorisë, rezultati, industria ushqimore është me nam në botë, përmenden çokollatat zvicerane, djathi zviceran etj që nuk mund të krahasohet me asnjë lloj nga prodhimet shqiptare.

Shqipëria zhdrejtësohet si dikur për sa fjalë thotë në ditë dhe si në progresion rritjeje të anëtarëve të dikurshëm komunistë deri në 1976, prodhimi shket në rënie. Nga ana tjetër BERZH mëshon për politika më të strukturua me fshatarët dhe bujqësinë, agrobisnesin, turizmin. Po me kë fshatarë do ta zhvillojë fshatin?

  1. Problem i tokës. A-ja dhe zh-ja e kapitalizmit është toka që duhet të jetë si njësi kapitali e vlefshme në kërkesë ofertë. Por ligji i 1701 e ka paralizuar këtë element thelbësor të kapitalizmit në Shqipëri. Fshatrët janë të zhgënjyer.

Fshatari, në shumë anë të Shqipërisë ankohet se politika e ndarjes së tokës me ligjin e 1701 ka sjellë më shumë rrëmujë se produktivitet. Kjo mban pezull dhe çmimin e tokës, madje e rrit, në kushtet e kësaj gjendjeje toka rri djerë edhe nga largimi i fshatarëve.

Përveç vrasjeve për një gardh, ka dhe kontradita më të lehta, presione më të favorshme që më shumë se ta zgjidhin këtë problem e lidhin si fillospanjë si të zënë prej ngjalës. Ky problem është bërë tashmë kompçe dhe rodhani do një qerre që të shplekset.

Ne jemi kthyer si ajo shprehja popullore ‘’Lidhe gomarin ku kërkon i zoti, le ta çajë ujku’’.

  1. Problemi që cekëm më sipër i migrimit dhe të emigrimit kthehet në vend vetëm me një riorientim të ri për njeriun si inivid, si personalitet, si njeri që do të jetojë normal, në një zhvillim rural normal perëndimor ku të ketë rrogën e mjaftueshme për jetesë dhe jo ekzistencë, të ketë rrugën, kopshtin, shkollën, qendrat kulturore, të ketë normal edhe traktorin edhe industrinë e përpunimit të qumshtit, fabrika moderne të inicuara nga faktorë shtetërore dhe Europianë. Ky nuk është gogoli po shpëtimtari.

Të ndihmohet dhe suvencionohet fshatari i thjeshtë, pa përkrahje, që ka dëshirën dhe pasionin për fshatin. Kjo nuk do vetëm strategji, simpiozume, seminare e dieta të kollarisurish, do aty baltën, gurin, lulen dhe një bashkësi veprimesh shtetërore, durim dhe kohë, gjë që për një afat kohe nuk mund të ndodhë.

Rikthimi i fshatit modern në Angli u bë në 1980, iu desh mbi 100 vjet pas industrializimit dhe urbanizimit që Europa të mendojë seriozisht për fshatin, ku fshatari s’ka dallim të madh dhe të prerë nga qytetari. Një fjalë e urtë kineze thotë se ”një rrugë shumë e gjatë nis nga një hap i vogël”.

  1. Prodhimi bujqësor dhe blektoral duhet të shtyhet nga turizmi kulturor. Një nga nëngjinitë kryesore të turizmit është ai fshatar. Por kjo është komplementare, edhe bujqësia e blektoria e zhvillon turizmin.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Turisti nuk do vetëm det, kolltuk, duralumin, borije makine, zhurmë, disko, por do aromë fshati, ndjesi dhe kënaqësi natyre. Për aq kohë sa të mos jetë vënë në rregull fshatari dhe jetesa e tij nuk ka turistë kulturorë, por do të ketë shumë copëza dhe propagandë për të fituar pikë për zgjedhje.

Një nga këto copëza që duhet parë me kudjes është Himara. Është një mrekulli që ka Detin, malin, natyrën, përrallën dhe nostaligjinë. Himara mund të jetë promovim modern për turizmin e ri, por kjo nuk bëhet vetëm me strategji ‘’100 fshatrat’’.

Duhet fshatari të ketë jetesën dhe t’i duket vetja normal mes qytetarit, duhet të mbushen livadhet me dhen e dhi, të ushtojë qumështi, të mbytet vlora bashkë me jabanxhinj me produkte, të mbushet djathi, të marketohet malli nga cilësia e tij, të vijnë turistët, bashkë me peshkun dhe aromën e malit të shikojë e shijojë detin, diçka që nuk mund ta shohë shpesh, por në një mrekulli që quhet Himarë. Dhe ajo mund të bëhet, do vetë veprime, mbështetje ekonomike nga shteti dhe shumë veprime.

Aty në Himarë do filluar, ku historia mposht disa sulltanë të perandorisë Osmane dhe ti ndihesh si perandor. Për këtë duhet të ketë teknologjinë, dëshirën, punën.

Fshati të kthehet dhe të investohet seriozisht në të, jo vetëm njerëz të preferuar dhe të privilegjuar nga sistemet. Brenda çdo njeriu fle një komb i tërë, vetëm se do zgjuar. Njeriu i thjeshtë është shumica, duhet marketing popullor Volsvageni, jo marketing elitar Ferrari siç e kemi ne shqiptarët pompoz të shitemi aq lehtë.

  1. Bujqësia dhe blektoria mund të ngrejë të gjithë sektorët jetikë, si të agroturizmit, agrobisnesit, marketingut, industrinë e shërbimeve, industrinë e lehtë, industrinë e përpunuar. Industrinë detare dhe të peshkimit.

Të gjitha industritë e lehta që mund të orientohen nga bujqësia dhe blektoria. Shqipëria nuk mund dot të prodhojë çelik si Suedia apo Norvegjia, po mund të prodhojë, pirunë, gozhda, lugë, thika, sqeparë, shata, lopata, gjëra të nevojshme dhe të domosdoshme për veten. Për këtë e ka provuar veten.

Fshati është promotori për zhvillimin e qytetit si natyra promotor për zhvillimin dhe kuptimin e njeriut. Natyra është zoti, qyteti pasqyra e kësaj natyre, fshatit.

Varet çfarë duam të jemi ne, të jetojmë me Zotin, apo me fetishizimin e egos tonë për një egocentrizëm ballkanik ku gjithçkaja është e harruar dhe asgjëja është gjithçka me përfundim ekuacioni, krenarinë, megalomaninë, vesin më të shëmtuar në dramat greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN