Ankesat për administrimin e të dhënave nga survejimi i kamerave si edhe mbledhje e të dhënave personale, kanë dërguar Komisionerët për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në hotel Plazza.
Veç klientëve VIP ankesat janë bërë edhe nga punonjës të këtij hoteli, të cilët janë shprehur se filmohen e regjistrohen gjatë kohës së punës, në biseda konfidenciale, ndersa nga hoteli u jane kerkuar edhe te dhena personale sensitive.
Në procesverbalin e firmosur nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, me nr protokolli 550/3, thuhet se në hotel janë instaluar video survejimi, të tipit “CCTV” të cilat vrojtojnë mjedisin brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit.
Një tjetër shqetësim i ngritur raport është edhe mbledhja e të dhënave sensitive (grup gjaku), e cila sipas ligjit kërkohet nga punonjësit e biznesit të cilët klasifikohen në grupe risku, në rast të aksidenteve në punë, etj. Por një gjë e tillë nuk është argumentuar nga punonjësit e hotelit në fjalë.
Pas kontrollit të ushtruar, Komisioneri Dervishi ka dal me një raport final për shkeljet e konstatuara ku kërkon nga subjekti “Hotel Plazza” të shkatërrojë të dhënat personale “imazhe video”, të punonjësve e klientëve, të grumbulluara nëpërmjet sistemit të video-survejimit (ÇTV) si edhe të dhënat “sensitive” (grup gjaku), që ka mbledhur për punonjësit dhe këdo tjetër.