MENU
klinika

Dossier/ The New Yorker

Si ndërhyri Rusia në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA?

22.09.2018 - 13:32

Rusia “bën lëmsh” Amerikën…

Më 12 prill 1982, Yuri Andropov, kryetari i Komitetit për Sigurinë e Shtetit në Rusi (KGB), urdhëroi agjentë zbulimi të huaj për të ndërmarrë “masa aktive” kundër fushatës së presidentit amerikan Ronald Regan. Ndryshe nga spiunazhi klasik, i cili përfshinte gjetjen e sekreteve, masat aktive synojnë të ndikojnë në ngjarje me sulme ndaj një fuqie rivale, me falsifikime, dhe teknika të panumërta të përdorura gjatë Luftës së Ftohtë. Udhëheqja sovjetike e konsideronte Reganin si një militarist të tmerrshëm. Sipas shënimeve nga Vasili Mitrokhin, një oficer dhe arkivist i Komitetit për Sigurinë e Shtetit, që më vonë u largua në Britaninë e Madhe, inteligjenca sovjetike u përpoq të depërtonte në selinë e Komiteteve Republikane dhe Demokratike Kombëtare, u përpoq të popullarizonte sloganin “Regan do të thotë Luftë!”, dhe të bënte që presidenti të shihej si një shërbëtor i korruptuar i kompleksit ushtarako-industrial. Përpjekja rezultoi pa sukses. Regan fitoi në dyzet e nëntë shtete nga pesëdhjetë të tilla.

Masat aktive janë përdorur nga të dyja palët, edhe nga rusët por edhe nga amerikanët gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitet gjashtëdhjetë, oficerët e inteligjencës sovjetike përhapën thashetheme se qeveria amerikane ishte e përfshirë në vrasjen e Martin Luter King. Në vitet tetëdhjetë, ata përhapën thashetheme se inteligjenca amerikane kishte “krijuar” virusin AIDS, në Fort Detrick , Maryland. Ata mbështesnin rregullisht partite e majta dhe bënin kryengritjeve. C.I.A., nga ana tjetër, punonte për të përmbysur regjimet në Iran, Kubë, Haiti, Brazil, Kili dhe Panama. Paguante para, bënte propagandë dhe nganjëherë ndërmerrte masa të dhunshme për të ndikuar në zgjedhje që partitë e majta të mos fitonin në Itali, Guatemalë, Indonezi, Vietnamin e Jugut dhe Nikaragua. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve nëntëdhjetë, C.I.A. i kërkoi Rusisë të hiqte dorë nga masat aktive për të përhapur informacion që mund të dëmtonte Rusinë dhe SHBA-në, dhe Rusia premtoi se do ta bënte këtë. Por kur Sergej Tretyakov, shefi i inteligjencës ruse në Nju Jork, u largua në vitin 2000, zbuloi se masat aktive të Moskës nuk ishin hequr kurrë. “Asgjë nuk ka ndryshuar” shkroi ai në vitin 2008. “Rusia po bën gjithçka që  mund të turpërojë SHBA-në.” 

Trump, Putin dhe Lufta e Re e Ftohtë

Vladimir Putin, i cili jo pak herë akuzon Perëndimin për hipokrizi, e përmend shpesh këtë histori. Ai thotë se Perëndimi ka mbështetur revolucionet kundër Moskës, në Gjeorgji, Kirgistan dhe Ukrainë, që rrëzuan udhëheqësit e korruptuar të epokës sovjetike, madje edhe kryengritjet e Pranverës Arabe. Pesë vjet më parë, Putin fajësoi Sekretaren Amerikane të Shtetit Hilari Klinton për protestat kundër Kremlinit në sheshin Bolotnaya të Moskës. Ai i konsideron agjenci joqeveritare grupet e shoqërisë civile si për shembull Fondacioni Kombëtar për Demokraci, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut apo dhe grupi i monitorimit të zgjedhjeve, Golos.

Zyrtarët e SHBA-së që administrojnë sistemin që Putini e sheh si rrezik ekzistencial, e refuzojnë retorikën e tij. Benjamin Rhodes, një zëvendës këshilltar kombëtar i sigurisë nën udhëheqjen e Presidentit Obama, është ndër ata që hedhin poshtë logjikën e Putinit, por tha: “Putin nuk është krejtësisht i gabuar, sepse në të kaluarën jemi angazhuar me të vërtetë në ndryshimin e regjimit në mbarë botën.”

Fushata presidenciale e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara ishte në interes të Putinit. Ai sulmoi Obamën, i cili kishte vendosur sanksione ekonomike kundër Putinit pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës lindore. Klinton, sipas pikëpamjes së Putinit, ishte më keq se Hawkish e Obama, ishte një pengesë për t’i dhënë fund sanksioneve dhe pengesë për ndikimin gjeopolitik rus. Në këto kohë, Putini e shpërfilli Trumpin, i cili ishte jashtëzakonisht pozitiv në deklaratat e tij për forcën dhe efektivitetin e Putinit si një udhëheqës. Që në vitin 2007, Trump deklaroi se Putin ishte “duke bërë një punë të madhe në rindërtimin e imazhit të Rusisë”. Në vitin 2013, përpara se të vizitonte Moskën, Trump pyeste në postimet  e tij në Tweeter nëse ai do të takohej ndonjëherë me Putinin dhe nëse po, a do të bëhej Putini shoku i tij më i mirë. Gjatë fushatës presidenciale, Trump tha se Putini ishte një udhëheqës që e kishte kthyer administratën Obama në një “burim talljesh”.

Për sa i përket masave aktive, epoka dixhitale paraqiti mundësi shumë më interesante se çdo gjë që ishte në dispozicion deri atëherë. Xhon Podesta (John Podesta), kryetari i fushatës së Hilari Klinton dhe ish-shefi i stafit të Bill Klinton kishte çdo arsye për të ditur natyrën delikate të komunikimit modern. Pavarësisht se ishte një këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë të Obamës, ai nuk u shqetësua që të përdorte formën më elementare të mbrojtjes, verifikimin me dy hapa, për llogarinë e tij të postës elektronike, e-mailit të tij.

“Ekipi im dhe unë ishim shumë të kujdesshëm me ato që klikonim”, tha Podesta. Në një rast, ai mori një e-mail, me sa duket nga kompania e Gmail, që i kërkoi atij të ndryshonte fjalëkalimin menjëherë.

Peizazhi politik amerikan gjithashtu karakterizohej nga shqetësimet në masë lidhur me informacionet e rreme që synonin të tjetërsonin versionin zyrtar të ngjarjeve, ose vetë të vërtetën. Besimi amerikan në mediat kryesore në ato kohë ra në një nivel tepër të ulët. Media dukej se përhapte teori konspiracioni për çdo gjë, që nga vendi i lindjes së Barak Obamës e deri tek origjina e ndryshimeve klimatike. Trump, për të ndërtuar identitetin e tij politik, përdori teori të tilla.

obama putin

“Shoqëritë e lira kanë shpesh përçarje sepse njerëzit kanë pikëpamjet e tyre dhe kjo është ajo që ish-inteligjenca sovjetike dhe ajo ruse përpiqet të përfitojë. Një strategji e tillë është veçanërisht e vlefshme në një vend si Rusia, e cila është shumë më e dobët se sa ishte në kulmin e epokës sovjetike, dhe po zhvillon një luftë gjeopolitike.

Në fillim të janarit, James Clapper, drejtori i inteligjencës kombëtare, nxori një raport që arrinte në përfundimin se Putin kishte urdhëruar një fushatë për të dëmtuar zgjedhjen e Klintonit, për të përforcuar rolin e Donald Trump dhe për të shaktërruar besimin publik të amerikanëve në proceset demokratike”.

Në një dëshmi para senatit, Clapper përshkroi një përpjekje të pashembullt ruse për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të SHBA. Operacioni përfshinte vjedhjen e e-maileve të demokratëve, duke publikuar përmbajtjen e vjedhur përmes WikiLeaks-it dhe duke manipuluar mediat sociale për të përhapur lajmin e rremë dhe mesazhet pro Trumpit.

trump-putin

Në fillim, Trump e quajti vjedhjen e adresave të politikanëve si një “gjueti shtrigash” dhe tha se sulmet mund të kishin qenë nga rusët, kinezët ose nga “dikush që është shtrirë në shtratin e vet dhe peshon katërqind kilogram”. Së fundi ai insistoi që ndërhyrja ruse nuk kishte absolutisht asnjë efekt në rezultatin e zgjedhjeve. Yevgenia Albats, autorja e “Shteti brenda një shteti”, një libër mbi Komitetin për Sigurinë e Shtetit (KGB), tha se Putin ndoshta as vetë nuk besonte se mund të ndryshonte rezultatet e zgjedhjeve, por, për shkak të antipatisë së tij ndaj Obamës dhe Klintonit, bëri gjithçka që mundi kundër tyre. Putini nuk kishte interes që ta mbante të fshehtë operacionin, tha Albats. “Ai donte ta bënte sa më publike që të ishte e mundur. Donte që prezenca e tij të shihej nga të gjithë dhe të tregonte se, pavarësisht të gjithave, rusët mund të hynin në shtëpinë e amerikanëve dhe të bënin çdo gjë që donin”.

 

Si u përgjigj SHBA?

Administrata e Obamës mësoi për operacionin vetëm në fillim të verës, nëntë muaj pas FBI. Së pari kontaktoi Komisionin Kombëtar Demokratik (DNC) në lidhje me ndërhyrjen, dhe pastaj hezitoi të vepronte me forcë. Udhëheqësit e Pentagonit, Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e zbulimit u takuan gjatë verës, por fokusi i tyre ishte se si të mbroheshin komisionet zgjedhore shtetërore dhe sistemet elektorale nga një sulm në ditën e zgjedhjeve.

Kjo e mërziti Klintonin dhe njerëzit rreth tij. Një nga këshilltarët e lartë të Klintonit tha “Qeveria ruse në nivelet më të larta po përpiqet të ndikojë pasurinë tonë më të çmuar, demokracinë tonë dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk kemi të drejtë t’i hedhim faj askujt për rezultatet e këtyre zgjedhjeve, por për mua, është e habitshme, është e vështirë të kuptoj pse kjo situatë nuk ishte alarmuese në Shtëpinë e Bardhë”.

 

Rrethi i Obamës këmbëngulte që Shtëpia e Bardhë kishte vepruar drejt. “Çfarë mund të kishim bërë?” tha Benjamin Rodosi. “Të gjithë e dinin se të gjitha materialet e WikiLeaks dhe lajmet e rreme ishin të lidhura me Rusinë. Nuk kishte asnjë veprim që mund të kishim ndërmarrë për të ndaluar vjedhjen e e-maileve ose përhapjen e lajmeve të rreme….”

Shtatorin e kaluar, në një samit të G-20, në Kinë, Obama u përball me Putinin për këtë çështje duke i thënë atij të qëndronte larg votimit në nëntor, ose do të kishte pasoja të rënda . Putin as nuk mohoi as nuk konfirmoi asgjë, por u përgjigj se Shtetet e Bashkuara kishin financuar shumë media dhe grupe të shoqërisë civile që të ndërhynin në çështjet ruse.

Në tetor zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare u takuan për të shqyrtuar një plan përgjigjeje. Propozimet përfshinin nxjerrjen e informacioneve të dëmshme për zyrtarët rusë, duke përfshirë llogaritë e tyre bankare, ose një operacion kibernetik. Sekretari i Shtetit John Kerry ishte i shqetësuar se plane të tilla mund të shkatërronin përpjekjet diplomatike për ta bërë Rusinë të bashkëpunonte me Perëndimin lidhur me çështjen e Sirisë, përpjekje që përfundimisht dështuan. Në fund, zyrtarët e sigurisë ranë dakord njëzëri që të mendoheshin mirë para se të vepronin. Administrata bëri ​​një deklaratë, më 7 tetor, duke deklaruar se ishte e bindur se rusët kishin patur akses pa leje në DNC. Administrata nuk donte të reagonte në mënyrë që të përforcohej mesazhi i Trump se vota ishte manipuluar.

Shtëpia e Bardhë kërkoi për prova që tregonin se inteligjenca ruse po kalonte atë që një zyrtar i lartë kombëtar i sigurisë e quajti “vija midis ndikimit të fshehtë dhe ndikimit negativ në numërimin e votave” dhe nuk gjeti asnjë të tillë. Në atë kohë, Klinton përforcoi vendimin e Obamës për të mos reaguar agresivisht.

Kjo situatë vazhdoi edhe gjatë tranzicionit, kur Obama ishte i vendosur për të transferuar pushtetin. Sekretari i Shtetit Kerry propozoi krijimin e një grupi të pavarur dypartiak për të hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Do të ishte një Komision si ai i 11 Shtatorit, një organ që përbëhej nga pesë republikanë dhe pesë demokratë. Sipas dy zyrtarëve të lartë, Obama e shqyrtoi propozimin e Kerrit, por përfundimisht e refuzoi atë, pjesërisht sepse ishte i bindur se republikanët në Kongres nuk do ta mbështesnin.

Gjatë tranzicionit, zyrtarët në administratën e Obamës po dëgjonin se Trumpi ishte vigjilent ndaj interesave ruse. Një zyrtar i administratës tha se gjatë transferimit të pushtetit, inteligjenca amerikane kishte treguar se kishte patur kontakte të shumta midis bashkëpunëtorëve të Trump dhe përfaqësuesve rusë, por asgjë lidhur me kërkesa për ndihmë apo ndërhyrje në zgjedhje.

Më 20 janar, tre komitete të Senatit, përfshirë Komisionin e Inteligjencës, nisën hetimet por disa demokratë shqetësoheshin se Administrata e Trump do të përpiqej t’i shkatërronte këto hetime. Tre javë pas zgjedhjeve, Ron Wyden, një demokrat dhe gjashtë anëtarë të tjerë të komisionit i dërguan një letër publike Obamës, duke deklaruar: “Ne besojmë se ka disa informacione lidhur me qeverinë ruse dhe zgjedhjet e SHBA që duhet të bëhen publike”. Por më vonë, James Comey, drejtori i FBI, iu tha mediave se disa bashkëpunëtorë të Trump kishin lidhje me rusët që rrinin afër Putinit. Wyden pyeti nëse Comey do t’a bënte publik informacionin për popullin amerikan”. Comey tha, “Nuk mund të flas për këtë.”

Dy javë përpara përurimit, oficerët e inteligjencës informuan Obamën dhe Trumpin për një dosje nga Christopher Steele, një ish-oficer i inteligjencës britanike. Dosja tridhjetë e pesë faqe, e cila përfshinte pretendime rreth sjelljes së Trump gjatë një udhëtimi të vitit 2013 në Moskë, ishte qarkulluar nëpër media të ndryshme. Dosja arriti në përfundimin se Rusia kishte materiale që mund të përdorte për shantazh ndaj Trump. Disa zyrtarë besonin se një arsye pse rusët kërkuan informacion për Trump gjatë udhëtimit të tij në vitin 2013 ishte nisur nga fakti që ai po takonte oligarkët rusë, që mund të depozitonin para jashtë vendit, dhe kjo ishte e pandershme në sytë e Putinit. Trump tha se dosja ishte e rreme.

Për shumë zyrtarë të sigurisë kombëtare, vjedhjet e e-maileve ishin pjesë e një panorame shumë shqetësuese, tregonin dëshirën e Putinit për të sulmuar aleancat perëndimore, diplomatike, financiare dhe ushtarake, që ishin formuar në botën e pasluftës.

Jo shumë kohë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Benjamin Rodos tha se Administrata e Obamës ishte e bindur se Putin po sulmonte gjithçka që ai e shihte si rrezik për sferën e tij të influencës, duke nxitur kështu “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian, duke u përpjekur të destabilizonte NATO-n, dhe të zhdukte shkakun e pakënaqësisë së tij më të madhe, Shtetet e Bashkuara. Rhodes tha: “Në këtë faze të re, në të cilën ndodhemi, rusët janë një kërcënim për rendin ndërkombëtar.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN