MENU
klinika

Aurel Plasari

“Sjellësit e mynxyrës”

18.09.2018 - 17:01

Janë mbyllur 150 shkolla? Apo 133? Po ç’rëndësi ka saktësimi i numrit? Edhe sikur vetëm 10 shkolla të jenë mbyllur ky fakt është i mynxyrshëm si sinjal.

Prandaj autorët nuk po i quaj “sjellës të fatkeqësisë”, simbas tregimit të shkrimtarit tonë, por saktësisht sjellës të mynxyrës. Dhe nuk mund të shkapërcehet sinjali i mynxyrshëm si “lajm” i rëndomtë.

Përligjjet me “cilësi”, “kushte”, “rrethana” etj. nuk pijnë ujë. Shoqëria shqiptare ka përjetuar kushte edhe më të vështira, rrethana edhe më të pafavorshme, dhe sinjale mynxyre të tillë – me mbyllje shkollash në masë – nuk shënoi ndonjëherë. Transmetimi i dijeve: ai ka pasur dhe ka rëndësi, ai është “cilësia”.

Superbiznesmenë që të thyejnë kokën me pará? Le të ketë të tillë sa të dojë një shoqëri. Intelektualë me arritje të mëdha? Nuk mjaftojnë. Sepse asnjë vlerë nuk mund të ketë një numër individësh, të pasur nga xhepat ose nga mendjet, që ngrihen mbi një shumicë individësh të cilët detyrohen të braktisin klasat ku merret dija ose të cilëve u mungojnë mundësitë për të nxënë dije, që do të thotë thjesht për të qenë “nxënës”. Si dhe asnjë shtresë e hollë dhe sqimatare intelektualësh nuk mund ta maskojë e ta fshehë perspektivën e padijes obskure që rrezikon breza të sapoardhur.

Ajo kastë qeverisëse që shkatërron shkollën publike nuk e bën kurrë vetëm për punë parash, kinse ngaqë burimet mungojnë ose kostot janë të larta, – e ka saktësuar këtë një mendje më e zgjuar nga imja, – prandaj një vend në të cilin shkatërrohet arsimi do të thotë që qeveriset tanimë nga ata që prej përhapjes së dijes kanë frikë. Sepse prej përhapjes së dijes ata vetëm humbja i pret.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!