MENU
klinika

Kulinaria përmetare

Sofra e shtruar si për mbret, të tilla gjen veç në Përmet

05.09.2018 - 14:57

Amvisa Matriona Shahini i ka ruajtur si thesar recetat e gjyshes së saj përmetare dhe sot ato janë arsyeja se përse turistët tundohen të vizitojnë qytetin e luleve. Fama e gatimeve të saj ka kaluar kufinjtë, aq sa Matriona ka përfaqsuar me gatimet e saj Shqipërinë nëfestivale të kulinarisë në 15 vende të botës. Petullat me mjalt, kulaci, mumuliga, përsheshi me pulë apo dhe shumë ëmbëlsira të tjerat për të cilat Përmeti karakterizohet janë përgatitur përpara syve të turistëve të cilët vec historisë apo siteve arkeologjike për të cilat zakonisht ndalojnë në Gjirokastër, kërkojnë të shijojnë edhe kulinarinë e Përmetit, veçanërisht kur njerëzi si Matriona kanë më shumë se 20 vjet në kuzhinë për të krijuar pjata që ruajnë traditën e mirë të vendit të origjinës.

“Përmeti karakterizohet për gatimet tradicionale apo kulinarinë unike. Mjaft vizitorë jo vetëm të huaj por dhe vendas kerkojnë të shijojnë gatimet tona ku lakrori apo byreku ngelet më i preferuari”- tregon ajo.

E vecanta e këtyre gatimeve është se përgatitja e seciles pjatë mund të ndiqet në kohë reale nga turistët të cilët shprehen jo pak të habitur nga mënyra sesi pergatiten e petëve te brumit. “Është fantastike kjo ditë-thotë Frida Poulsen,turiste nga Suedia:

“Po pres me padurim që gatimi të përfundojë dhe ne ta shijojmë ate. Jam e kuriozuar për shijen sepse produktet janë bio”-thotë ajo.

Natyrisht kulinaria konsiderohet nnë art më vete dhe Matriona thotë se ka qenë e trasheguar brez pas brezi. “Gjyshja ime më ka mësuar që në femijëri të përdorja okllahin dhe sot jam totalisht e dashuruar pas gatimit por të jesh përpara kaq syve kureshtarësh është emocionuese dhe për mua ështe hera e parë.Pyetjet janë nga më të cuditshmet e madje të venë në siklet,thotë duararta nga Përmeti.

Kur e pyesim pse i cilëson me emrin “petullat e gjyshes” ajo pergjigjet:
“Është gatimi i parë që kam kryer e ndaj ja dedikoj gjyshes sime!”

Ky demostrim i përgatitjes së gatimeve në ambjent të hapur është një tjetër ide e konceptuar mjeshterisht nga agjensia e kulturës dhe zyra e turizmit të cilët ofrojnë gjithnjë risi në sezonin turistik.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN