MENU
klinika

Rendi i ditës

Sot mblidhet Kuvendi, çfarë pritet të ndodhë

24.09.2018 - 09:26

Në orën 10:00 do të nisë parlamenti, ndërsa opozita do të vijojë bojkotin e Kuvendit, e nisur që në 3 shtator.

Në rendin e ditës së seancës plenare janë disa projektligje, mes të cilave; ai për për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave.

Ndërsa vijojnë që të jenë të mbartura nga sesioni i kaluar projektligji për magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor.

Pas mbledhjeve paralele të Kuvendit në Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, PD njofton se do të prezantojë sot në Tiranë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

RENDI I DITËS

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.9.2018 (neni 44, Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”

4. Projektligji “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave”

5. Projektligji “Për aderimin në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

6. Të mbartura për votim:

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditë

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

"Ka patur përplasje në sallë! Të pandehurit u larguan nga salla kur…"

Dëshmia ne Nuredin Dumanit në gjykatë, gazetarja Lala zbardh detaje

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB