MENU
klinika

106 vjeç

Stërgjyshi rekordmen, çdo ditëlindje një rekord i ri

11.09.2018 - 14:38

Jack Reynolds ka festuar së fundmi 106 vjetorin e tij të lindjes dhe ditëlindja e tij është gjithmonë e veçantë pasi shoqërohet me një rekord.

Edhe pse në këtë moshë, ai vazhdon të shkruajë emrin e tij në Libri i Rekordeve Guinness, por mbi të gjitha edhe të argëtohet.

Jack Reynolds, e festoi ditëlindjen e tij të 104, duke bërë një tatuazh dhe u bë njeriu më i vjetër në botë, që realizon një të tillë për herë të parë.

Por edhe ditëlindja e tij e 105 nuk ishte e thjeshtë, pasi edhe këtë herë ai vendosi rekord duke hipur në një “rollercoaster”.

Tashmë ai festoi edhe ditëlindjen e 106 edhe këtë herë me një surprizë, stërgjyshi anglez theu rekordin duke shijuar “zip-line”.

Ai vendosi të përdorë moshën e tij për të fituar para për bamirësi. Ky është motivi i tij kryesor tashmë. Por ndërkohë, ai po merr edhe shumë kënaqësi nga kjo gjë”, është shprehur vajza e 106-vjeçarit.