MENU
klinika

Tregojua miqve!

Stresi të gërryen përbrenda? Disa këshilla ‘hipnotizuese’

25.09.2018 - 18:20

Mund t’iu habisë kur të mësoni se stresi biologjik është një zbulim i kohëve të fundit. Nuk ishte i njohur deri në fund të viteve 1950 kur endokrinologu Hans Selye e identifikoi dhe e dokumentoi stresin.

Simptomat e stresit ekzistonin shumë kohë përpara këtij zbulimi të Selye, por zbulimet e tij çuan në kërkime të reja që kanë ndihmuar miliona njerëz të përballen me stresin.

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta injoroni atë. Stresi shumë i patrajtuar mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit fizik dhe mendor.

Lajm i mirë është se në shumë raste është i trajtueshëm. Me pak durim dhe disa strategji të dobishme, mund ta redukoni stresin tuaj, pavarësisht nëse ka lidhje me familjen apo me vendin e punës.

Ne kemi përpiluar një listë të 10 mënyrave më të mira për lehtësimin e stresit.

1. Dëgjo Muzikë

Nëse ndiheni të tronditur nga një situatë e vështirë, provoni të dëgjoni muzikë relaksuese. Muzika e qetë ka një efekt pozitiv në trurin dhe trupin tuaj, mund të ulë presionin e gjakut dhe të reduktojë kortizolin, një hormon i lidhur me stresin.

2. Telefono një shok

Kur ndiheni të stresuar telefononi një mik dhe flisni për problemet tuaja. Marrëdhëniet e mira me miqtë dhe të dashurit janë të rëndësishme për çdo mënyrë jetese të shëndetshme dhe janë veçanërisht të rëndësishme kur jeni nën një stres të madh.

Një zë qetësues, edhe për një minutë, mund të vendosë gjithçka në perspektivë.

3. Bisedoni me veten

Ndonjëherë thirrja e një miku nuk është një opsion. Nëse është kështu, duke folur me qetësi për veten dhe me veten mund të jetë gjëja më e mirë se çdo gjë tjetër.

Mos u shqetësoni se mos dukeni “i çmendur”, vetëm tregojini vetes pse jeni të stresuar, çfarë duhet të bëni dhe më e rëndësishmja, se gjithçka do të jetë në rregull.

4. Hani mirë

Nivelet e stresit dhe dietat e duhura janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kur jemi të zhytur plotësisht në stres, shpesh harrojmë që të hamë mirë dhe përdorim ushqime me sheqer dhe me yndyrë. Frutat dhe perimet janë gjithmonë të mira.

5. Qeshni

Qeshja liron endorfinë që përmirësojnë disponimin dhe ul nivelet e hormoneve që shkaktojnë stresin si kortizoli dhe adrenalina. Qeshja e bën sistemin tuaj nervor më të lumtur.

6. Pini çaj

Një dozë e madhe e kafeinës shkakton një kulm afatshkurtër në presionin e gjakut. Në vend të kafesë ose pijeve energjike, provoni çajin e gjelbër. Ai ka më pak se gjysmën e kafeinës së kafesë dhe përmban antioksidantë të shëndetshëm.

7. Jini të kujdesshëm me mënyrën e jetesës

Shumica e këshillave që kemi sugjeruar ofrojnë lehtësim të menjëhershëm, por ka edhe shumë ndryshime të jetesës që mund të jenë më efektive në planin afatgjatë.

8. Ushtrime (madje edhe për një minutë)

Ushtrimi nuk nënkupton domosdoshmërisht palestrën apo stërvitjen për maratonë. Një shëtitje e shkurtër rreth zyrës ose thjesht qëndrimi gjatë një pushimi në punë mund të ofrojë lehtësim të menjëhershëm në një situatë stresuese.

9. Bëni frymëmarrje të thella

Këshilla “të marrë frymë thellë” mund të duket si një klishe, por është e vërtetë kur është fjala për stresin. Për shekuj me radhë, murgjit budistë kanë qenë të ndërgjegjshëm për frymëmarrjen e qëllimshme gjatë meditimit.

Bëni ushtrime të lehta prej tre deri në pesë minuta, uluni në karrigen tuaj, në dysheme dhe duart në gjunjë. Bëni frymëmarrje ngadalë dhe thellë.

Ndërsa frymëmarrja e cekët shkakton stres, frymëmarrja e thellë oksigjenizon gjakun, ndihmon trupin dhe lehtëson mendjen tuaj.

10. Flini më mirë

Gjithkush e di se stresi mund të shkaktojë humbjen e gjumit. Për fat të keq, mungesa e gjumit është gjithashtu një shkak kryesor i stresit. Ky cikël vicioz bën që truri dhe trupi të dalin nga kjo lidhje dhe vetëm sa të keqësohen me kalimin e kohës.

Sigurohuni që të bëni nga shtatë deri në tetë orë gjumë. Fikeni televizorin më herët, ulni dritat dhe çlodhuni para se të shkoni në shtrat.