MENU
klinika

Ndershmëri mbi të gjitha

Studentja gjen 1 mijë paund te këpucët që bleu, por…

06.09.2018 - 12:03

Ndoshta shumë prej jush do të jenë zhgënjyer nga njerëzit që ju rrethojnë, por mes tyre ka ende nga ata që kanë vlera.

Një prej tyre është edhe studentja 19-vjeçare nga Mançesteri, Ella Gilman dhe këtë e ka treguar me një veprim tepër human.

Ella bleu një palë këpucë, por ajo që gjeti brenda tyre e befasoi. Një zarf me 1 mijë paund ishte brenda këpucëve. Ajo nuk e mendoi dy herë, por kontaktoi shitësin dhe brenda gjysmë ore paratë u kthyen tek pronarin i ligjshëm i tyre.

Laura Hazeldine ngeli pa fjalë kur Ella e kontaktoi atë për ta njoftuar se kishte futur gabimisht një shumë të konsiderueshme parash te porosia e saj. Pasi i kërkoi detajet e saj bankare, Ella i dërgoi paratë në bankë, 25 minuta më vonë.

Laura tha se donte ta falenderonte publikisht dhe shtoi se veprimi i studentes e ndihmoi atë të besonte sërish në vlerat e njerëzimit.

Laura i kishte kursyer paratë, por nuk kishte pasur kohë të shkonte t’i fuste ato në bankë. Kështu ajo i kishte fshehur paratë në një vend të sigurt në shtëpinë e saj, më pas kishte harruar ku i kishte lënë.

"Të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre"

E përlotur, Rozana Radi flet për humbjen e prindërve

"Diddy e çonte në pushime romantike"

Detaje të reja nga abuzimi me Justin Bieber

Panik për familjen mbretërore!

Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve