MENU
klinika

12 familje në lagjen “Punëtori”

Të bashkëjetosh me rrezikun për 30 vjet

08.09.2018 - 16:25

Jetojnë me frikë prej 30 vjetësh sepse askush nuk e ka dëgjuar shqetësimin e tyre. Dymbëdhjetë familjet e një pallati në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër kanë të përfshirë brenda godinës një kabinë elektrike të tensionit të lartë, kabllot e të cilës kanë dalë jasht saj, duke u varur mbi kokat e njerëzve. Kërkesa e tyre për zhvendosjen e kësaj kabine është bërë thuajse çdo vit në këto 3 dekada, por asnjë përgjigjie nuk është dhënë nga OSHEE në Gjirokastër.

“Jetojmë me frikë. Asgjë dhe askush nuk na jep garanci se çfarë mund të ndodhë” -shprehet njëri nga banorët. Megjithëse shqetësimin e mbartin të 12 familjet mbi vete, më të riskuar janë ata të katit të parë:

“Kabllot e rrymës elektrike janë instaluar si mos më keq. Duket me sy kjo gjë sepse ato varen në ajër pa asnjë lloj garancie për atë që mund të na ndodhë. Jo pak herë brenda kësaj kabine elektrike ka patur raste kur korenti ka bërë masë, madje aq sa janë hapur edhe dyert e kabinës” – thotë Eleni, banore e katit të parë në këtë pallat.

Banorët kërkojnë një reagim nga autoritetet me shpresën se pritja nuk do të jetë më e gjatë sesa ç’ka qenë. OSHEE ka pretenduar deri më tani se pamundësia për të ndërhyrë lidhet me mungesën e fondeve, por ka shtuar se po merren për gjetjen e një zgjidhje për këtë problem që e ka zanafillën që prej vitit 1990.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë