MENU
klinika

Jeni të rrezikuar!

Të pëlqen mishi, por ke frikë se infektohesh? Zbulo se…

07.09.2018 - 13:29

Studiuesit thonë se një lloj infeksioni i gjetur te pulat dhe gjelat mund të shkaktojë infeksione të rënda (UTIs) te njerëzit.

Për këtë studim, mjekët analizuan pulën, gjelin e detit dhe mishin e derrit të blerë në Flagstaff, Arizona. Ata gjithashtu mblodhën dhe analizuan urinën dhe mostrat e gjakut të marra nga pacientët në Qendrën Mjekësore të Flagstaff.

E. coli, (një lloj infeksioni) u gjet në rreth 80% të 2500 mostrave të mishit dhe në 72% të mostrave të urinës dhe gjakut nga pacientët të cilët rezultuan pozitiv, thanë autorët e studimit.

Në fazën e ardhshme të hulumtimit, investiguesit zbuluan se pothuajse të gjithë llojet e infeksionit E. coli ST131 në produktet e pulave, kishin edhe një lloj tjetër infeksioni të quajtur ST131-H22 i cili barte gjene që ndihmojnë E. coli të transmetohet te zogjtë e vegjël.

Ky lloj infeksioni është zbuluar se po shkakton sëmundje tek njerëzit. Humultimet tregojnë se E. coli mund të kalojë nga shpendët tek njerëzit. Shumë njerëz besojnë se këto infeksione të zakonshme janë një problem i vogël, por gabohen.

UTIs invazive është një loj virusi që prek veshkat ose gjakun dhe që mund të jetë kërcënues për jetën, thanë autorët e studimit. Më shumë se 80% e UTI-ve janë shkaktuar nga E. coli, por vetëm disa lloje shkaktojnë infeksione më serioze. Kjo përfshin E. coli ST131, që vret mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara çdo vit.

“Në të kaluarën mendonim se E. coli transmetohej nga njerëzit te shpendët, por me këtë studim mund të thuhet më shumë se E. coli shkoi nga shpendët tek njerëzit dhe jo anasjelltas”, tha udhëheqësi i studimit Lance Price. Ai është drejtor i Qendrës së Veprimit kundër Rezistencës Antibiotike në Universitetin George Washington në Uashington, D.C.

Këto gjetje nxjerrin në pah rëndësinë e gatimit të shpendëve dhe trajtimin me kujdes në kuzhinë, tha Price, i cili vuri në dukje se produktet e shpendëve nuk testohen në mënyrë rutinore të përshtatshme.

“Tani po punojmë për të matur se sa proporcione të UTI-ve mund të shkaktohen nga E. coli nëpërmjet ushqimit, sigurisht duke parë të gjitha llojet e E. colit, jo vetëm ST131,” tha Price në një lajm.