Ekonomia është baza e zhvillimit të një shteti, dhe kjo arrihet falë punës dhe përkushtimit të gjithësecilit, gjë që ka munguar prej shumë kohësh në Shqipëri. Le të punojmë përsëri, ky është kumti i thjeshtë i njerëzve që shkruajnë në mediat e kohës, si ajo te ‘’Ilirija’’ në 1909.
”Thoshnim pardje që të punojmë, se me të vërtet nukë punojmë. Edhe uria e varfërija na ka mbuluarë. Pranë thesarëvet ne jemi gjithënjë të varfërë: male, pyje, metale, lumenj, fusha, janë gati dhe presën që të kërkojmë të punojmë dhe do na ushqejnë.
Gjer tani s’kemi mundurë, s’na kanë lënë, do të thomi. Për të mos zgjaturë fjalën më shumë , të themi se kjo fjal’e e vërtetë. Le të kuvendojmë pra për paskëtaj.
Më parë, këtë të dimë se, po s’punuamë ne, po s’u bëmë ne të zotërit , atëherë do të mbetemi si shërbëtorë në shtëpi tënë.
Tani flasim për ata që kanë, për ata që munt të bëjnë punë me të hollat e tyre. Këta po rrinë si të huaj, pa punuarë që të shtojnë kamjen e tyre dhe t’i sjellin begati vëndit. Këta kamjen e tyre po e humbasin pa marrë nonjë pemë, se s’kanë marr ndonjë shije, ëmbëlsirë nga puna.
Çdo gjë do nisur nga kreji në kët Shqipëri të varfërë: fabrika, punëtorë, mjeshtëritë të tëra nga më e para gjer te më e fundit; do nisur nga kreji. Për këto gjëra s’lipsetë dhe aqë shumë capital, se do nisurë nga pakë dhe nga e vogëla.
Nukë lipset të vemi lark: këtu afrë Selanikut janë tre qytet të vegjël që lulëzojnë Vodenza dhe Karaferja me ato fabrika për shajak.
Ne në Shqipëri kemi nevojë për fabrika peri, për fabrika për fabrika për shajak, për gajtanë, pëe qylahe. Këto fabrika s’duanë shumë të holla dhe mund të japing fitime të mëdha, se janë për plaçka që duhen për gjithënjë. M’anë tjatrë anë detit na duhen fabrika për vaj dhe për sapun. Hiqni të shihni si kanë lulëzuar nisitë Midilli dhe shoqet e saja nga ato fabrika.
Këto që themi për të hequrë fitim nga pemët që na jep vendi ynë dhe për të shtuarë lumtërinë e njerëzisë.
Bashkë me këto do menduar dhe qysh të ndreqim dhenë tënë. Sot për sot një tokë vënde fushë dhe pëllor kanë mbeturë të shretë, jo nga faj-i perëndisë, po nga faj i njeriut: fush’e Korçës, fush e llurërsit, e Myzeqesë, e Shkodrës, e Ysqypit (Shkup), veç që s’na japing nonjë pronditje, po na prishin dhe erën e vëndit.
Me pak punë, me një çik kapital, këto fusha mund të çelenë dhe të bëhen një burim begatije.
Këtu kuptojmë nevojën e shoqërivet, se, që nga m’e madhja e gjer te m’e vogla, çdo pun’e tillë bëhet det, dhjetës e dhjetës bëjnë një capital të fortë. Them se Shqipëria-sado e varfërë-mund të nxjerë kaq capital sa për këto punë.
Gjithë fuqinë duhet ta mbledhim që ta sjellim në dritë kapitale, se çdo gjë është e varur në të hollatë, gjithë fuqinë nër ato është.
Numëruamë dy nevoja: fabrika dhe shoqëritë. Tani vimë tek e treta: Banka.
Ne shqipëtarët një bank’e madhe na duhetë më shumë se gjithë punët e tjera.
Këtu kthehem te Korça dhe te Korçarët, se ky qytet që i ka dhënë një emrë të madh Shqipërisë, sot për sot ka aqë begati, sa e tërë Shqipëria. Djemt’ e Korçës janë begatuarë në çdo anë të dheut, tek do të veç më të mirët e shqiptarëvet ata do gjeç.
Një bank’ e mirë shqipëtare, me degë të forta në Janinë, Manastir, Selanik dhe në Stamboll, një bankë që të ketë marr’e dhënje me shqiptarëtë brënda në Shqipëri për punëra mjeshtërije dhe bujqësije, themi se do të bëjë shumë punë të madhe për vehte të saj dhe për botën. Do të vimë prapë mi këto”.