MENU
klinika

Tronditet Shkupi

Terror me armë zjarri, viktima dhe të plagosur

29.09.2018 - 12:25

Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar në Shkup, ku nga raportimet mësohet se të paktën një person ka ndërruar jetë, ndërsa ka edhe të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup, ku është qëlluar me armë mes dy grupeve nga makinat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me kallashnikov, drejt një veture tjetër. Një person në makinën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa raportohet edhe për disa të plagosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’