11.09.2018 - 15:07
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku edhe pati një drekë pune me homologun e tij malazez, Millo Gjukanoviç.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e presidencës, tema kryesore e takimit ka qenë perspektiva euroatlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.