MENU
klinika

Artisti japonez që performon me "shakuhachi"

Tingujt meditues pushtojnë Tiranën

08.09.2018 - 13:16

Nga Ilnisa Agolli/ 

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze, në sallën UNESCO, do të sjellë sot në orën 19:00 një perfomancë artistike të veçantë nga Yosuke Irie, artisti japonez që perfomon me “shakuhachi”- fyellin tradicional japonez.

Flauti i bambusë, erdhi në Japoni nga Kina, ne shekullin VI-të, megjithatë shuakuhachi i duhur është mjaftueshëm i dallueshëm prej homologut të tij kinez të shekullit IV. Përgjatë periudhës mesdhetare kjo lloj muzike ishte shumë e pranishme tek Budistët pasi sekreti i shakuhacit përkonte në seksionin Fure të murgjve Zen Buddist, të njohur si “priftërinjtë e boshit” apo ” murgjit e zbrazëtisë.”

Shakuachi më i vjetër në Japoni aktualisht ruhet në Shōsō, Nara. Është interesant fakti se si kjo muzikë është përdorur edhe në industrinë e filmit. Për shembull James Horner, kompozitori amerikan e ka sjellë të përpunuar në më shumë se 100-të variante.

Kryesisht të njohura janë në filma si:


“Jurassic Park”, “The Karate Kid” apo “Braveheart”, “Memories of a Geisha” apo “The last Samurai”. Gjithashtu kopozitori tjetër i njohur japonez Toru Takemitsu, shkroi shumë pjesë orkestrale për shakuachin , përfshirë më të njohurat “Celeste,Autumn” dhe “November Steps” (Hapat e vjeshtës dhe nëntorit).

Por le të mos harrojmë dhe tingujt meditues të këngës së famshme të Leo Rojas – El Condor Pasa.

Pra sonte le të mos e humbim performancën artistike të artistit japonez Yosuke Irieë i cili do hapë dyert e mendjes sonë në një tjetër dimension për publikun kryeqytetas. E kjo na ndihmon!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”