MENU
klinika

Ylli Demneri

Tirana, që kemi humbur

04.09.2018 - 17:20

( Marrë nga libri “Më kujtohet” )
Më kujtohet Ismail Kadareja duke shëtitur mbi trotuarin nga krahu i hotel Dajtit me hap të ngadaltë e me duart e kapura mbrapa. Pothuajse çdo ditë rreth orës 13, kur ne dilnim nga shkolla. Herë i shoqëruar, herë vetëm. Kisha vënë re se kur pëshpëritej “që i kishte punët keq” dilte me të shoqen, Helenën.

Më kujtohen tabelat e kinemasë nën degët e gështenjave të egra, mbrapa Komitetit Ekzekutiv, ku afishoheshin filmat e javës (titulli, oraret dhe disa fotografi).

Më kujtohet Peshorja në krah të tabelave. Aty peshohej gati e gjithë Tirana (pa llogaritur të ardhurit). Një ditë dëgjoj një katundar të moshuar tek thoshte : “Oou ! sa qekam tret !” Dhe gruaja që peshonte iu përgjigj me ton serioz : “E ke nga provimet…”

Më kujtohet kur shtyllat prej druri në qendër të Tiranës u zëvendësuan me shtylla betoni. (Nuk ishte e njëjta gjë kur vinim krahun për të luajtur shtyllash).

Më kujtohet dyqani i bukës në rrugën Asim Vokshi. Rreth drekës aty mund të shikoje : Fitnete Rexhën, Skënder Sallakun, Odise Paskalin, Gaqo Çakon, Kadri Roshin, Sulejman Pitarkën, Llazar Siliqin, Ramadan Sokolin, Fatmir Gjatën, Dhimitër Xhuvanin, Kel Kodhelin, Mentor Xhemalin, Gjon Athanasin, Pirro Milkanin ose Margarita Kristidhin, Violeta Manushin, Xhanfize Kekon, Drita Pelinkun (më shpesh Hysen Pelinkun), Vera Zhejin, Besa Imamin, Nasho Jorgaqin, Alfred Uçin, Margarita Xhepën, Safo Markon, Spiro Çomorën, Aleks Budën, Rifat Teqen, Kristo Themelkon – duke mbajtur radhën për të blerë bukë.

Më kujtohet ushtari me automatik në mes të rrugës që të çonte për në “Bllok”. I frikshëm nuk ishte ushtari me automatik, por hapësira mbrapa. Një pjesë qyteti krejt e panjohur. Qytet i ndaluar.

Më kujtohet Zuku që shpërndante drutë: karroceria e ndarë në pjesë të barabarta që përmbanin 1 m³ dru secila, ose siç thuhej ndryshe: një latë dru. (Dy lata dru që porosita, të dyja qull!) Çdo e ndarë kishte anëve të karrocerisë nga një portë të mbyllur me shul. Tërhiqej shuli, ngrihej porta, ngecej një dru në qoshe për t’a mbajtur atë hapur, dhe drutë derdheshin mbi trotuar. Por, ka herë kishte një këmbë jevgu të hipur mbi kamion që shtynte ato të fundit.

Më kujtohet (i vogël), përpara ëmbëltore Florës, i drejtohem një grupi kinezësh : “Ni hao, stema Mao”. Të veshur me uniformë blu, të gjithë qeshën njëherësh si me komandë dhe njëri prej tyre nxori nga xhepi një stemë me portretin e Mao Ce Dunit e ma vuri mbi gjoks. Më kujtohet që u largova i lumtur.

Më kujtohen “garipat” duke ulëritur në mes të rrugës sapo shikonin ndonjë vajzë : “Ec përpara të çafsha ballin ! Ec azgone ! Hajde Magdalena !”. Dhe makinat e policisë të pajisura me altoparlantë duke shëtitur rrugëve të Tiranës : Vini re ! Vini re ! Ndalohet rreptësisht përdorimi i shprehjeve : Ec azgane, Ec Magdalena…

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!