MENU
klinika

Përditësimi i tokave

Tokat pa pronarë, mijëra fermerë pa çertifikatë pronësie

19.09.2018 - 14:01

Në qarkun e Gjirokastrës pothuajse mijëra fermerë nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim.

Që prej vitit 2008, janë dhënë vetëm 66 akte të marrjes së tokës në pronësi në të gjithë qarkun, pasi ligji për tokën dhe nivelin e zbatimit të tij në terren injohur si ‘Ligji 7501’, nuk ka favorizuar investimet, shitjet apo veprimet e tjera lidhur me tokat.

Astrit Aliaj, prefekti i qarkut të Gjirokastrës, ka referuar se procesi po zvarritet prej dekadash dhe se fermerët ende nuk janë pronarë të tokës duke nxitur edhe braktisjen e investimeve në bujqësi.

Nga ana tjetër Drejtoria e Verifikimit dhe Shqyrtimit të Vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, ka njoftuar se vetëm në bashkinë Memaliaj gjysma e tokës figuron ende e pandarë.

Për vitin 2018 vetëm dy tituj pronësie janë dhënë për tokën në të gjithë qarkun. Sipas zyrtareve duhet më shumë punë për t’i njohur fermerët me procedurat.

Problemet që përfaqësuesit e Bashkive përmendin kryesisht janë: mungesë logjistike për të përballuar procesin, për mospërputhje të sipërfaqeve në terren dhe dokumenteve, për matje të gabuara në të shkuarën, apo për mungesë hartash dhe stafi.

Në Gjirokastër, nga 45 mijë ha tokë bujqësore rreth 13 mijë ha rezulton ende e pandarë, ndërsa disa qindra hektarë tokë bujqësore, duke qenë se edhe fermerët nuk e kanë të garantuar pronësinë, është rrëmbyer nga lumenjtë apo zhavorrizuar.

Në të gjithë qarkun të paktën 50 fshatrave ju mungon përditësimi i tokës dhe nuk ende pas 28 vitesh figurojnë në sistem.

"Do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP-ve"

Himarë/ Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!