MENU
klinika

Kapur në 'mengene'

Trump midis sistemeve demokraci-autoritarizëm

28.09.2018 - 12:18

Nga Eugent Kllapi/

Shumë më shpejt se Fokujama të deklaronte haptas që e gjithë bota do të ishte e demokracisë liberale, shtetet e mëdha filluan të pozicionohen midis llojeve të ndryshme të sistemeve demokratike dhe atyre ndërmjetëse, autoritare. Kjo tezë shumë shpejt u thërmua në diversitetin që anonte në segmentin e qëndrueshëm, totalitarizëm- demokraci liberale. Në fakt pas viteve 1990 ka një polaritet të theksuar midis demokracisë dhe autoritarizmit ku më parë ekzistonte forca midis demokracisë dhe totalitarizmit si fashizmi, nazizmi. Totalitarizmi me postindustrializmin hodhi një gunë autoritarizmi ku ekonomia e tregut mund të mbijetonte në të. Në këtë gunë fshihet dhe Ballkani.

Edhe këto dy sisteme diktatoriale nuk e mohonin ekonominë e tregut, por e centralizonin atë. Shfaqia e komunizmit u zbeh dhe u rënua pas 1990.

 

Këtu fillon rikonfigurimi i poleve në marrëdhëniet ndërkombëtare, pozicionimi në shumë pole deri në pozicionimin e sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare të 2018. Bota nga thermijëzimi midis copëzash fisesh në marrëdhënie kaloi në disa polare në marrëdhëniet perandorake ku si specifikë ishte ‘perandori qyteterim-mbyllje qarku’ në vetvete(rendi skllavopronar) ku bota ishte vetëm ajo perandori, të  tjerët nuk ekzistonin. Kjo me Perandorinë Egjiptiane, Perandorinë Perse, Perandorinë Romake, Perandorinë Greke, Perandorinë Kineze, Perandorinë Indiane(të Amerikës), u kaluan në 2 polaritet shkëmbimesh të acarta(rendi feudal), në Perandori të lindjes(Myslimanizmi-Perandori Otomane) dhe Perandorinë Perëndimore(Krishtërimi-copëza mbretërish të mbledhura nën tension në ombrellën e Papatit).

Unitarizmi i Perandorisë Otomane ishte i theksuar për aq kohë sa Perandori të reja u ngritën dhe i gjetën pikën e dobët, Indinë, e cila ishte udhëkryqi i shpërndarjes së tregëtisë, sidomos erëzave të lakmuara. I prenë rrugën Perandorisë Osmane dhe e lanë thatë. Kjo ishte Perandoria Angleze, ajo që zotëronte botën e deteve. Por njëkohësisht ky unitarizëm me kah dypolaritetiti Lindje-Perëndim, po shpërbëhej në copëza Perandorish të vogla që thithnin hapësira të pamata nën vete si vrima të zeza polariteti.

Gjithë politika ndërkombëtare gatuhej në Europën plakë që dukej si vajzë e re në veprime. Perandoritë copëza Angleze, Franceze, Austro-hungareze, Portugeze, Prusiane, Holandeze, Spanjolle etj, ia lanë vendin më pas konsolidimit të fuqive më të forta në Europë ose ndryshe Fuqive të Mëdha. Në këtë pikë vështrimi Europa ishte tavolina e rrumbullakët e botës ku vizorja me lapsa ngjyrash Që krijonin komb-shtete(rendi kapitalist).

Një shekull komunizëm u thërmua në sytë e të gjithëve vetëm me një mur Berlini dhe me shpenzime marramendese ushtarake të kahut komunist që ranë në krizë qysh nga lufta e Afganistanit me nder dhe lavdi dhe  bashkë me të edhe superfuqia e BS. Që nga kjo kohë të dy superfuqive SHBA, BS ndryhsojnë, SHBA e shikon veten fitimtare dhe të lavdivshme në një rend të quajtur ‘Kapitalist’, dhe me një sistem të quajtur ‘Demokraci’ në një ‘Komunizëm lebroz’.

Në këtë pikë demokracia triumfoi, qyteterimi Perëndimor me udhëheqje të SHBA e me aletatët që dikur bënin zap botën, pra Europa, Australia, Japonia copëza qytetërimesh në paqësor , udhëhiqeshin nga ky ndryshim. Luftrat përcaktuan ndryshimin, ashtu si gjithmonë luftrat e bëjnë këtë. Dhe kihesh prirje homogjeniteti falë dhe globalizmit ekonomik.

Ngelen vetëm arna të saj si model i Koresë së Veriut që po merrte frymë me bombul kineze në totalitarizëm, apo ndonjë shtet si Kuba e vetmuar në mbylljen e saj si dikur Shqipëria me disa ndryshime të vogla duke u rrjepur për aq ditë sa kishte kalendari më tutje. U mendua se tashmë demokracia ishte fruti më i lartë i kopshtit të Edenit. Por jo. Bota është komplekse, me ngjyresa të ndryshme. Dypolariteti i dikurshëm i luftës së ftohtë po shndërrohet dalëngadalë në shumëpolaritet midis SHBA, Kinës, Rusisë dhe satelitëve të saj por përsëri dypolaartitet midis demokracisë dhe autoritarizmit.

Ky lloj autoritarizmi ka tipare të ndryshme nga totalitarizmi, megjithatë forca dhe qendërsimi i pushteteve janë karakteristika themelore të tij, sidomos kultizimi i individit dhe legjendizimi i udhëheqësve të tyre që prodhojnë shoqëri turmash. Si gjithmonë historia përsërit më të fortit. Botës së sotme dy polare në sisteme i shtohen edhe shtete satelite të vogla apo të mëdha që pozicionohen në aleanca.

BE, megjithëse është mekanizmi më i fortë i një formacioni shtetesh në Europë dhe federata më e fortë në Botë, i përngjitet si në strategji dhe në gjeopolitikë SHBA-së. Amerika e Jugut me autoritarizmin e saj të çimentuar për demokraci në shumë shtete është mësuar tashmë në udhëkryq, midis autoritarizmit dhe demokracisë në zhvillim. Akoma nuk kanë një strategji të saktë. Lindja e Mesme është akoma në mospërfaqësim ose në krijim identitetit të saj, Ajo është han me disa porta dhe njëkohësisht asnjë se ka, ose të gjithë e kanë.

Dikur gjithë historia e botës ishte Lindja e Mesme, tashmë, ajo është andralla e gjithë mosmarrëveshjeve që nuk mbyllen. Modeli i tyre panislamik nuk rezulton një faktor gjeopolitik, por mund të risjellë shumë kauza që eglendisin diplomacinë botërore për të nxjerrë forcën e krahut. Vende në zhvillim si India mund të kthehen më vonë në stabilizuese apo katalizatore të dy sistemeve, midis demokracisë dhe autoritarizmit. Afrika si kontinent po kthehet barrë për vendet e zhvilluara, nuk jep gjeopolitikë, por nga ana tjetër pasojat e saj mund të vështirësojnë gjeopolitikë, mund të inflluencojë fort për destabilizim.

 

trump
trump

Modeli i Azisë së largët përafron autoritarizmin, përveç Japonisë dhe Australisë, Zelandës së Re, që përafron një model demokratik të zhvilluar. Tek-tuk ngjyresat në Azinë e Largët japin panoramën e një gërshetizmi midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku satelitët shumëngjyrësh pozicionohen si nga SHBA dhe nga Kina.

Lindja e largët në specifikën e saj ka imitimin e strategjive globale që ka rezultuar falë dhe kulturës së tyre të larmishme në një strategji ekonomike frytdhënse. Europa siç thoshte Hungtington ka rënë, ajo nuk është më maja e civilizimit botëror dhe potente për të mbajtur peshë kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare, lapsi, vizorja dhe tavolina e rrumbullakët ka dalë në pension. Dalëngadalë po bie dhe SHBA si qytetërim, por derimë tani ajo po qëndron akoma me sforco e para në fuqi dhe varet nga kushtet që do të zhvillohen. Në këto kushte gjendet një mënyrë për t’u riorganizuar. Mesjeta ecte me dy metoda, rilindje dhe riformim. E njëjta kërkohet për një revolucion për rendin botëror, riformim i rilindur.

Në kushtet kur Trump është midis autoritarizmit dhe demokracisë, kur Kina ka marrë një hov të paparë në ekonominë botërore dhe ka thith gjithë vendet e vogla në zhvillim në Azinë e largët, Afrikës apo Europës, kur vende në zhvillim po kërkojnë gjithmonë e më tepër copën e tyre të tortës, kërkohet që ai të riorientojë politikën e jashtme amerikane drejt një modeli të ri. Shfaqia e personalitetit të tij të debatueshëm mbi modelin politik dhe ekonomik krijoi një të çarë në paradigmën e personaliteteve të popullit amerikan. Jo se kjo strategji nuk krijon ndjekje, por është e vështirë që të krijojë një kthesë në aspektin kombëtar. Gjeopolitika e Shtëpisë së Bardhë e drejtuar nga Trump ishte shumë ndryshe në udhëheqje. Ajo nuk trembet nga reagimet, po ajo prodhon vlera të diskutueshme. Ajo çan politikën e brendshme për të lënë frymëmarrje për një gjeopolitikë të re.

Tashmë Presidenti i ka ca leva në dorë ndryshe nga model i mëparshëm i Obamës. Ajo është egoja largpamëse e Trump për një SHBA super të fortë kombtarisht kundrejt vendeve të tjera jo më të forta, por që po prodhojnë efektin e kundërt, kundërshtarë super të fortë ekonomikisht. Gjithashtu dukja e një pompoziteti të rolit të Presidencës, qendërsimit të rolit të lidershipit. Dhe për këtë sakrifikon dhe aleaten më të shtrenjtë, Europën.

Europa nuk është vetëm Makron, ajo është nën efektin e taksave ashtu si Kina në shkëmbimet ekonomike që kundërshtojën fort po me taksa. Ajo po mbahet nën një lokomotivë të vajisur mirë nga Gjermania po me shina të shkulura si Anglia apo, copëza të ndryshkura si Greqia, Protugalia, Italia, Rumania, Bullgaria dhe një Ballkan që gjithmonë hap gojën për ta çorientuar me problemet shekullore.

Në këto kushte modeli dypolar rikthehet në skenë SHBA largpamëse kundrejt një autoritarizmi me dy nofulla të fuqishme. Modeli karizmatik i Trump thekson në karakter personal liderin egoist, kryeneç, moskokëçarës, një udhëheqës që do të bëhet legjendar për të rilindur supermaci dhe besim.

Vetë ky model personaliteti shfaq autoritarizmin e vet, nuk do t’ia dijë shumë për gjeopolitikën shumëdekadashe si metodë bashkëveprimi, por nga ana tjetër ai e di mirë se diplomacia bëhet me shekuj planesh, jo me ditë kalendari. Vetë Trump është në udhëkryq midis autoritarizmit dhe demokracisë.

Vetë demokracia po krijon rënie nga ana ekonomike në krahasim me autoritarizmin liberal që po njeh vetëm rritje ekonomike. Më në fund një forcë dhe dhunë e moderuar pjellkërka fuqi të mundë luftën 1 shekullore të demokracisë, sikur paradigmë po thyhet. Kjo paradigmë duket sikur e ka emrin, Rusi, Kinë. Si barrë SHBA ka tre kriza ekonomike që janë shfaqur nga 1928 e këtej.

Nga ana tjetër, nuk është më Kina neutrale e dobët gjeopolitikisht si në kohën e komunizmit të Mao Ce Dun. Ajo duket si neutrale në vendime por do të ngreje krye shumë shpejt n.q.s krijon aleancat e duhura dhe kap disa pika kyçe ekonomike në Europë dhe më tej.

Por dhe Rusia nuk është më ajo e para që e harxhon buxhetin më të madh për armë dhe luftra në Afganistan. Ajo dënd Europën me gaz e botën me drith e armë, në mos mbetje bërthamore. Mekanizmi i ngritjes së shtetit të fuqishëm është gjetur si mënyrë dhe tashmë, ajo dha dhe një model eventi botëror siç është ‘’Rusi 2018’’. Turqia nuk bëhet dot rol në Lindjen e Mesme siç dëshironte po mund të ngatërrojë satelitë kudo afër saj. Ajo po riformon lavdinë e saj të humbur në inflacionin ekonomik që vjen falë mbylljes dhe centralizimit.

Këta tri dinosaur Shba, Rusi e Kina po krijojnë dalëngadalë satelitë të vegjël e të mëdhenj dhe dalëngadalë po rikrijohet një hartë e re gjeopolitike. Ajo e dypolaritetit të sistemeve demokraci-autoritarizëm midis SHBA-Kinë, Rusi dhe e tri polaritetit të superfuqive. Vështirë të realizohet model i 7 (8) qytetërimeve Hantington në këto situatë, paradigma e tij ka rënë. Shumë shpejt dhe Rusia do ta përqëndrojë luftën e vetvetes për të arritur lavdinë e dikurshme të të qënit superior, megjithatë satelitët dhe aleatët rimblidhen qytetërimeve të mëdha që japin atë politikën madhe që ndryshon botën. Një pol i tretë mund të krijohet nga vendet në zhvillim por është shumë herët të flitet. Lindja e Mesme ha dhëmbazi po më shumë leh. E tillë është dhe situata me Brazilin dhe Meksikën, apo India me prapavijë juridike anglosaksone si Singapori.

Kushtet tregojnë se Trump është midis dy presave. Mekanizmat që ka zhvilluar demokracia moderne liberale nuk janë aq lehtë për t’i anashkaluar apo tjetërsuar.

Nga ana tjetër duhet një dorë e fortë që të anashkalojë disi mekanizmat, duhet ai burrë i fortë i kuvendit që flet me zë, por me kut. Trumpi nuk ka kut po ka zë që e ndjekin dhe e duan shumë më shumë armiqtë sesa miqtë. Ai në këtë linjë më shumë po lëvdon armiqtë. Duket si strategji për paqe po me buxhet të shtuar të NATO-s për sigurinë gjeopolitike që bie në kundërshtim.

Tashmë ai ka armiq dhe nga vetë partia e tij. Nga ana tjetër e fortë ishte deklarata e Trump për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe për punën e institucioneve të inteligjencës ku pranohej që Rusia mund të kishte ndërhyrë pas deklaratave në konferencën e Helsinkit. Nuk mundet do të bëjë të gjithë miqtë armiq se përndryshe kthehet armik i vetvetes me mik alteregon e tij. Me mediat e ka më të lehtë, një ‘’fake news’’ dhe gjithçka u zgjidh si e paqënë. Nuk është thjesht problem që Trump po futet në mekanizmin e kontradiksionit, është problem se Trump është futur në ‘’mengene’’.

Morsa po i shtrëngohet, Rusia kërkon forcë si Kina, Kina do rolin e saj. Të dy kundërshtojnë për legjitimitet. Sa më shumë të vihen taksa shtesë ekonomike, aq më tepër shkohet drejt inflacionit mendor.

A do të shkojnë të gjitha rrugët për në Amerikë si shkonin një herë e më parë në Romë? A ka këllqe Trump të mbajë peshën e dy dinozaurve që së bashku e kalojnë fuqinë e SHBA-së, apo ata do ta përcaktojnë agjendën e ardhshme për botën e vetë Trump? A mos vetë Trump me prirje autoritarizmi do ecë para Amerikën me konsolidim demokracie? A mund të ecë vetë demokracia me prirje unitariste, ku mund të shpiket një lloj demokracie ndryshe me formë nuance autoritarizmi nën ‘’Check and balance’’? A është kjo pikiatë që amerikanët të organizohen ndryshe ndaj modelit narcist kombëtar sipas tyre por të vetmbyllur me një mur që izolon jo vetëm Meksikën? Po autoritarizmi liberal a mund të ketë njolla larmie demokracie? Ku mund të pikëpriten këto sisteme botërore me njëra-tjetrën për një botë më të qëndrueshme, një demokraci me nuanca autoritarizmi të fortë kundër një autoritarizmi me një demokraci të lehtë? A është shenjë Korea e Veriut me atë të Jugut për këtë pikëprerje?

Duket sikur Trump është përballë një morse me nofulla të gjera që mirëpret këndshëm dhe komod politikë. Kur vendet në zhvillim do të pozicionohen qartë se me kë model sistemi janë, midis atij të demokracisë liberale apo të autoritarizmit liberal, atëherë do ketë ndryshime. Deri në atë kohë, Trump do të qëndrojë në mes të dy nofullave, Rusisë dhe Kinës dhe do të japë më shumë mbyllje, më shumë saksione, më shumë miq-armiq dhe armiq-miq shtëpie. Fat që Kina duket si neutrale dhe më shumë sesa bashkëpunim me Rusinë ka supërmacinë e saj që e dallon atë në sistem autoritarizmi.

Trumpit në mos në kontradiksion, armiqtë do i shtohen me aq forcë sa ai thotë se janë miq dhe e kundërta. Ripriten zhvillime, çdo gjë në gjeopolitike vazhdon….