MENU

Nga The Economist

‘NAFTA’/ Trump përjashton Kanadanë

02.09.2018 - 12:11

Presidenti i SHBA Donald Trump të shtunën kërcënoi të përjashtonte Kanadanë nga një marrëveshje e re NAFTA pasi negociatat për të rishkruar paktin përfunduan pa marrëveshje një natë më parë.

Nuk ka nevojë politike për ta mbajtur Kanadanë në marrëveshjen e re të NAFTA-s. Nëse nuk bëjmë një marrëveshje të mirë për Shtetet e Bashkuara pas dekadave të abuzimit, Kanadaja do të mbetet jashtë”, ka shkruar ai Tweeter.  “Kongresi nuk duhet të ndërhyjë në këto negociata ose thjesht do të përfundojë marrrëveshjen tërësisht dhe do të jemi shumë më mirë”- u shpreh presidenti.

Bisedimet tregtare amerikano-kanadeze janë vendosur të rifillojnë të mërkurën ku Otava dhe Uashingtoni ende kanë kohë për të arritur një marrëveshje që do ta mbante Kanada në paktin tregtar 25-vjeçar me Meksikën.

Por deklarata e Trump-it dukej e dizajnuar për të rritur presionin ndaj negociatorëve kanadezë.

Më parë gjatë javës, zyrtarët u shfaqën pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të rishkruante Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, por Trump shpërtheu në komente inflamatore.

Trump e ka përshkruar në mënyrë të përsëritur NAFTA si “një nga marrëveshjet më të këqija tregtare ndonjëhere”.

SHBA dhe Meksika njoftuan të hënën një marrëveshje, potencialisht duke e lënë Kanadanë jashtë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi Kongresin të premten për qëllimin për të nënshkruar një marrëveshje tregtare me Meksikën dhe Kanada, nëse është e gatshme , 90 ditë nga tani.

Shtëpia e Bardhë tani ka 30 ditë për të paraqitur tekstin e plotë të një marrëveshjeje të re për Kongresin, i cili do t’i japë Otavës dhe Uashingtonit kohë për të sheshuar dallimet.

Është e paqartë se si do të zgjidhet kjo. Trump sugjeroi që Shtetet e Bashkuara do të ishin më mirë pa marrëveshje tregtare sesa me një marrëveshje me të meta.

Marrëveshja SHBA-Meksikë paraqiti rregulla të reja për tregtinë e automjeteve, dhe siguroi mbrojtje për punëtorët dhe pronën intelektuale.

SHBA ka theksuar vazhdimisht se Uashingtoni ishte gati të vazhdonte vetëm me Meksikën edhe pa Kanadanë. Ndërsa zyrtarët meksikanë kanë bërë të qartë se preferojnë një marrëveshje që e përfshin Kanadanë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN