“Turbo Show” ishte spektakli i radhës që ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” mjeshtrin e madh Sandër Ruçi.
Shfaqja mblodhi bashkë emrat më të njohur të humorit dhe muzikës shkodrane si Bujar Qamili, Mukades Çanga, Ketlin Pjalmi, Niki Mjeda, Zyliha Miloti, Nexho Shabani, Lulka Merkulaj etj.
Me humor dhe ironi, u trajtuan tema të jetës së përditshme ku mes tyre spikaten: Rrugëtimi drejt Europës që vijon të bëjë Shqipëria, LGBTI dhe perceptimi i tyre nga shoqëria shqiptare, apo tema më e nxehtë për qytetin e tij, rënia e Vllaznisë nga Superliga.
I emocionuar, aktori nuk rresht së falenderuari publikun që përherë e ka mbështetur dhe vijon t’i ja frymëzimin për të sjellë të tjera shfaqje.
“Jam shumë i kënaqur nga pritja që më bëri spektatori.Ishte një shfaqje që goditi shumë fenomene të jetes sonë të përditshme, kryesisht ato negativet që ne kemi pafund. Do të vijoj t’i qëndroj pranë spektatorit shkodranë, atij në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi nevojë për sa më shumë art dhe sa më pak politikë”.
K.Zh