MENU
klinika

Shqiptarët e Malit të Zi

Tuzi shpallet zyrtarisht komunë

01.09.2018 - 15:35

Tuzi i Malit te Zi është zyrtarisht komunë. Një shtatori ka finalizuar përpjekjet 30 vjeçare të partive shqiptare në Mal të Zi për të dalë më vete si njësi administrative dhe jo të ishe pjesë e Podgoricës. Tashme, kjo komunë me 40 fshatra në treven e Malësisë së Madhe, pertej kufirit qe administrohen nga Mali i Zi, do të qeveriset vetem nga shqiptarët dhe do të flitet gjuha shqipe. Menjëherë pas kësaj marrëveshje historike lindin disa sfida të tjera. Ministri i Pakicave Mehmet Zenka thotë se s’ka vend për kënaqësi, por për punë:

“Kemi dekada me rradhe që presim këtë ditë. Jemi shumë të lumtur. Uroj që qytetarët e malësise ta shfrytëzojnë më së miri këtë shans dhe t’i tregojmë Malit të Zi se ne mundemi të zhvillohemi edhe më shumë”

Nik Gjeloshaj është i vetmi shqiptar i zgjedhur si një prej anëtarëve në komunën e kryeqytetit të Podgoricës, ndërsa është këshilltar edhe në Tuz aty ku jeton.

“Tuzi komunë është një mision i vështirë por i bukur. Ne kemi resurse të pafundme prandaj na duhet një menaxhim sa me i mirë dhe punë e drejtë. Jemi në mes të Shkodrës dhe Podgoricës dhe mund të shfrytëzojmë këtë pozitë gjeografike pozitivisht. Vështirësit janë të shumta në fillim për shkak se na duhet të paraqesim kërkesat tona financiare për buxhetin në parlament”

Një apel të veçante kishte kryetari i Partise Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu për të gjithë shqiptarët:

“Duke qënë së tashme jemi komune me vete, unë i bëj thirrje të gjithë emigrantëve tanë në Amerike që të investojnë në Tuz. 95% e kësaj zone janë në SHBA dhe pjesa me e madhe biznesmen të fuqishem, prandaj i bëj thirrje që të na ndihmojnë me investime dhe ta bëjmë Tuzin, Ameriken e Malit të Zi”

Me pozitivitet është pritur nga banoret lajmi për shpalljen zyrtarisht të komunës. Megjithëse mes tyre ka edhe skeptikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ekonominë.

“Ky është lajmi më i mirë pas 30 vitesh pritje. Tashmë unë shkoj në komunë, aty flas shqip dhe marr informacione në gjuhën time. Ne do të ecim përpara, jam i sigurtë” – thotë një qytetar, teksa një tjetër shprehet: “Normalisht që jemi të gëzuar por është një sfide e vështire. Ne shqiptarëve nuk na duan shumë këtu në Mal të Zi dhe kemi që në 1950 që jemi qeverisur nga Podgorica. Me ta kishim me shumë fonde ndërsa tani të pavarur nuk e di sa para do të akordojë qeveria malazeze për një komunë shqiptarësh”.

Sfidë për komunen e re tashmë janë zgjedhjet lokale ku brenda 60 ditëve duhet të zhvillohen zgjedhjet për të vendosur kryetarin ose në të kundert Tuzi, do të rrezikojë statusin e saj dhe proçedurat rikthehen nga sërish fillimi për të kërkuar edhe një hërë të drejtën për tu njohur si njësi administrative e pavarur.

Përgatiti: K.Zh.