MENU
klinika

Anëtarësimi në NATO

‘Ushtria maqedonase e gatshme për në NATO’

17.09.2018 - 21:45

Në një konferencë të përbashkët ndërmjet Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Xhejms Matis, kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë Radmilla Shekerinska, u vlerësua njëzëri që Ushtria e Maqedonisë është tashmë e përgatitur që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, sepse ajo ka dëshmuar se është partner dhe kontribuues i madh në qetësinë dhe sigurinë globale.  

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka vlerësuar se Ushttria e Maqedonisë është e përgatitur të luftojë për siguri, stabilitet dhe prosperitet ekonomik për ballkanin.

Maqedonia më parë nuk ka ofruar perspektivë, as për vete, as për rajonin. Sot Maqedonia është shtet pa çështje të hapura me fqinjët, dhe paraqet shembull për bashkëpunim me shtetet e rajonit. Jemi të përgatitun të jemi anëtare e aleancës në të cilën të gjitha shtetet anëtare luftojnë së bashku për siguri, stabilitet dhe dhe prosperitet ekonomik”, tha Shekerinska.

Sekretari amerikan Xhejms Matis tha se: “Ushtarët tuaj qëndrojnë ballë për ballë në misionin e Afganistanit, Irakut dhe në sigurinë kibernetike”. Ai shtoi se raportet në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë do të jenë edhe më të fuqishme.

Raportet në Mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë është e fuqishme, dhe bëhet edhe më e fuqishme dhe fuqizohet me vlerat demokratike të cilat i ndajmë. SHBA e njeh faktorin tuaj si të rëndësishëm në stabilitetin botëror”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Matis.

Edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u shpreh se: “Ushtria e Maqedonisë është një partner i përkushtuar për ushtarët amerikanë dhe ushtarët e tjerë për NATO dhe për misionet e paqes”.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve maqedonas që të marrin pjesë në referendum.