Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë, Valbona Hoxha, është larguar nga grupi i Këshilltarëve të LSI-se dhe iu bashkua socialistëve.
Mësohet se vendimi i Hoxhës u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçovë, ku një ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit të saj.
Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialist në Kuçovë, grup i cili tani përbën maxhorancën në këshill me 17 anëtarë nga 35 që është numri total i këshilltarëve.
Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janë bashkuar PS-së, 2 prej tyre kanë qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.