14.09.2018 - 17:21
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot kampionin e botës në boks, Gjetan Keta, i cili javën e kaluar triumfoi në raundin e pestë në Dibër të Madhe kundër kundërshtarit boshnjak.
Vetë Veliaj ka postuar në faqen e tij e në Facebook takimin me Ketën, duke shkruar se ai është një shembull për rininë:
“Mirësevjen në shtëpi Kampion! Prita në bashki Kampionin tonë të Boksit, Gjetan Keta, i cili sapo fitoi trofeun botëror me ndeshjen në Dibër të Madhe! Shembull ideal për të rinjtë, që të lënë bastet e bingot e të angazhohen në sport!”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dueli ndaj boshnjakut