Kombëtarja U-19 në volejboll për vajza është mundur sot pasdite 3-0 nga Polonia, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të fazës finale të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në vendin tonë. Kjo është humbja e tretë e Shqipërisë në këtë event, që më parë është mundur edhe nga Holanda e Bjellorusia, po 3-0.
Edhe pse vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Roland Tarja përpiqen të rivalizojnë e kanë të vështirë, pasi niveli i ekipeve që anë përballë është shumë i lartë. Të tre setet u dominuan nga rivalet polake, që patën epërsi gjatë gjithë kohës dhe e merituan fitoren.
Humbja thuajse eliminon Shqipërinë nga gara për të vijuar më tej në këtë event, pasi mbyll grupin pa asnjë pikë. Siç dihet, finalet e Europianit U-19 zhvillohen në Shqipëri me pjesëmarrjen e 12 skuadrave e më tyre edhe Shqipëria, ndërkohë që turneu organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit.
Kombëtarja kuqezi ndodhet në Grupin A, ku deri më tani ka pësuar 3 humbje në po kaq ndeshje të luajtura, ndërkohë që më datat 5 e 6 shtator do të luajë edhe ndaj Bullgarisë e Italisë, dy ekipet e tjera të grupit.
Grupi A i zhvillon ndeshjet në mjediset e Akademisë “Goga” në Durrës, ndërsa takimet e grupit B luhen në Tiranë, në sallën e lojërave “Feti Borova. Në këtë grup janë Rusia, Franca, Sllovakia, Gjermania, Turqia e Serbia.
Shqipëri – Poloni 0-3 (13-25, 6-25, 9-25)