MENU
klinika

Piloti i Ferrarit

Vettel e pranon: Nuk ishim si Mercedes

17.09.2018 - 10:09

Sebastian Vettel nuk arriti për asnjë moment të duelonte për vendin e parë në Singapor dhe në fund u rendit në vendin e tretë, duke shkuar në 40 pikë disavantazhi me Leëis Hamilton.

Piloti gjerman i Ferrarit është shprehur se për të shanset për të fituar titullin kampion janë ulur ndjeshëm. Madje ferraristi duket i dorëzuar në këtë betejë me rivalin e Mercedes.

Për asnjë moment nuk dueluam dot për fitoren në garën e Singaporit. Nuk kishim ritmin e Mercedes dhe nuk kishim shpejtësi. U përpoqa të isha agresiv në fillimin e garës, por edhe kjo nuk funksionoi”, – u shpreh Vettel.

Hyra më herët në bokse, pasi shpresoja të dilja para Hamilton, por kjo rezultoi një zgjedhje e gabuar, pasi humbëm edhe vendin e dytë. Duke qenë se zgjodhëm një set gomash ndryshe nga rivalët, u detyrova të ulja ritmin dhe të ruaja vendin e tretë”, – tha Vettel

sebastian vettel
sebastian vettel

Në fund, piloti gjerman shton: “Ishte një fundjavë zhgënjyese, që nisi të shtunën me provat zyrtare dhe u mbyll me garën. Nuk arritëm në asnjë moment të merrnim maksimumin nga makina dhe nga vetja jonë, nuk ishim në gjendje të duelonim me Mercedes. Më vjen keq….

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN