26.09.2018 - 18:44
Pas një pushimi dy mujor, zbatimi i ligjit të Vettingut, si pjesë e reformës në drejtësi rikthehet përsëri.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të mblidhet në datën 3 tetor për të zhvilluar seancën dëgjimore me gjyqtarin e gjykatës administrative në Shkodër, Ahmet Jangullit.
Gjyqtari Ahmet Jangulli është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK do përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, do t’i nënshtrohet Vettingut për tre komponentë kryesorë siç janë pasuria, kriteri moral dhe aftësitë profesionale.