Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sot për vettingun në politikë, pas propozimit që PD ka dorëzuar disa ditë më parë. Ruçi nga Fieri tregoi se drafti është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit.
Një ditë më parë, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeparlamentarit Ruçi që të nisin procedurat për këtë projektligj.
“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit si dhe është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy javësh nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim”.
Kryeparlamentari Ruçi tha se nuk e din a do të miratohet si projektligj apo jo, pasi është shumë herët për të dhënë një verdikt përfundimtar.
“Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vettingut janë objekt i reformës në drejtësi” shtoi kryeparlamentari Ruçi.