16.09.2018 - 14:53
Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet.
Ndaj, për këtë arsye, Policia Rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
“I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”- tha Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.
Policia Rrugore ka planifikuar shërbime edhe pranë shkollave për evitimin e trafikut, si dhe shmangien e parkimeve të gabuara, por edhe për garantimin e rendit dhe të sigurisë gjatë të gjithë procesit mësimor.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Viti i ri shkollor