MENU
klinika

Vizita e presidentit serb

Vuçiç: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

08.09.2018 - 16:25

Menjëherë sapo ka mbërritur në Kosovë, fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ishin: ‘Jam i lumtur që jam këtu’.

Teksa u ndal te Liqeni i Ujmanit, ai tha se liqeni ka një rëndësi të veçantë për serbët, ndërsa shtoi se ka ardhur për paqe dhe përmirësim të raporteve me shqiptarët.

Vuçiç nuk la pa komentuar edhe deklaratat për rishikimin e kufijve dhe shtoi se Merkel i pengon idetë e tij për Kosovën. ‘Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë për Kosovën. Keni dëgjuar çka ka thënë Merkel’ deklaroi ai.

Para mbërritjes në Kosovë, Vuçiç është shprehur se serbët do të dëgjojnë fjalë që ndoshta nuk do t’u pëlqejnë. “Serbët do të dëgjojnë fjalë që ndoshta nuk do t’u pëlqejnë, por gjithsesi do ta dëgjojnë të vërtetën” deklaroi ai.

Pas mbërritjes sot në mesditë në Kosovë, Vuçiç do ta kalojë natën në Zveçan, ndërsa të dielën në mëngjes do ta vizitojë Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat policore në gatishmëri

Presidenti serb mbërrin në Kosovë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë