Presidenti i Serbise, Aleksander Vucic i është drejtuar Mitrovicës së Veriut, ku ka mbajtur edhe një fjalim, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar të vizitojë fshatin Banjë në Skenderaj.
Vucic ka thënë se nuk ka ardhur me asnjë plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ka premtuar se do të angazhohet për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë.
“Këtu para jush po thërras shumë hapur s’kemi asnjë plan te zgjidhjes dhe s’jemi afër saj. Nuk jam optimist rreth kësaj. Ka 1000 të tillë që thonë që Kosova ka shkuar poshtë, por për mua nuk është poshtë, është shumë lart. Nuk dua t’i shaj shqiptarët. Nuk dua t’i shaj as ata të cilët më kanë kërcënuar mua dhe popullin tim këtu.
Ideja është të ruajmë popullin tonë, institucionet dhe ideja është që të ndërtojmë ura me shqiptarët. Te tjerat na dërgojnë në katastrofë. Duhet të jetojmë pranë njëri- tjetrit dhe prandaj do të bisedojmë. Në të ardhmen duhet të arrijmë kompromis me shqiptarët. Zërat për luftë me njeri tjetrin janë përralla. Dua diçka të kërkoj nga ju. I duheni Serbisë të qëndroni në pronat e juaja. Kjo rrugë është para nesh, që nënkupton ardhmerinë e fëmijëve tuaj”, tha ai.
Vucic tha se ka ardhur për një plan investiv në komunat e veriut.
“Do të investojmë në çdo vend ku serbët janë shumicë, por edhe atje ku janë pakicë. Ditët dhe javët në vijim do t’i kemi të gjitha investimet të cilat i premtova këtu”, tha presidenti serb.
“Kur të kemi diçka në të ardhmen për të thënë nuk do ta them në Beograd, por do të vij këtu tua them”, tha ai më tej.
Kreu i shtetit serb duke iu drejtuar bashkëkombësve të tij tha se nuk është e vërtetë se ai do ndryshimin e kufijve. Vuçiç deklaroi se serbët po i gënjejnë.
“Kur po ju thojnë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjtë si para 30 viteve. Kur luftoi Serbia kundër NATO-së në vitin 1999, kemi humbur pasi kemi qenë të dobët. Kemi humbur shumë territor këto 60 vitet e fundit…”