MENU
klinika

Edicioni i 73-të

“Vuelta”, triumfon një çiklist britanik

17.09.2018 - 09:47

Pas 21 etapash të mundimshme dhe plot rivalitet, çiklisti britanik Simon Yates është shpallur fitues i edicionit nr.73 të “Vuelta” të Spanjës, turneu i tretë më i madh në botë në sportin e çiklizmit pas “Tour de France” dhe “Giro d’Italia”.

Yates në total dha kohën e përgjithshme 82h 05’ 58”. Në vendin e dytë u klasifikua çiklisti spanjoll Enric Mas dhe në të tretin kolumbiani Miguel Angel Lopez.

Një turne i vështirë, ku nuk munguan surprizat, siç është edhe triumfi i 26-vjeçarit britanik Yates, që  fitoi vetëm etapën e 14-të, por ishte konstant gjatë gjithë garave.

simon yates
simon yates

Italiani Elia Viviani fitoi 3 etapa, ndërsa francezi Pinot e australiani Dennis nga 2 etapa, por që s’mjaftuan për të qenë mes më të mirëve. Një turne me emocione, që zgjati 3 javë (në total ishin 3271 km).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN