MENU
klinika

Referendumi në Maqedoni

Zaev: Kjo është koha e vendimeve historike

24.09.2018 - 17:51

Kryeministri i Maqedonisë dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, në fushatën që po bën në kuadër të referendumit të 30 shtatorit, me moton “Për Maqedoninë Evropiane”, bëri thirrje qytetarëve maqedonas nga Strumica, që të votojnë pro referendumit, pasi sipas tij ky është një shans historik që vjen vetëm njëherë për Maqedoninë. 

Kjo kohë është kohë e momentit historik dhe na duhet vendosmëri, na duhet përllogaritje, duhet të ketë qëndrim të ndërtuar, sepse në këtë kohë merren vendime historike dhe këtë mundësi nuk duhet ta lëshojmë”, tha në tubimin e bërë në Strumicë, Zoran  Zaev.

Zaev shtoi se çështja është se çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë të Maqedonisë për Maqedoninë, e jo Maqedonia për ne.

Kryeministri Zaev i bëri thirrje edhe opozitës që t’i bashkëngjitet dhe me këtë rast tha se mund të luftojnë partitë kundra njëra-tjetrës për shumë çështje, por së bashku duhet të qëndrojnë për shkak të Maqedonisë, për shkak të fëmijëve, për shkak të ardhmes së vendit.

Në fund të fjalimit të tij, Zaev u bëri thirrje qytetarëve të dalin herët në mëngjes më 30 shtator për të votuar.

Duhet të përfundojmë punë për Maqedoninë, për fëmijët tanë, për gjeneratat tona që vijnë pas nesh. Ndërsa unë, do të dal herët dhe do të votojë PËR Maqedoninë evropiane dhe do të shkojë lart në kufirin mes tri shtetesh dhe do t’i shoh tre pjesët nga Maqedonia historike nën qiellin e njëjtë evropian, nën Evropën e përbashkët”, u shpreh Zaev.